19.000 njerëz nga 75 kombësi të ndryshme kanë përqafuar Islamin që nga viti 2006 në Dubai
Nga Jamil Khan 10 gusht, 2012
DUBAI: Që nga viti 2006 rreth 19.000 njerëz nga kombësi të ndryshme, dhe shumica e tyre gra, e përqafuan Islamin në Dubai, duke përfshirë numrin e 1,600 të këtij viti.
“Numri në rritje i jo-muslimanëve vjen në grigjën e Islamit duke pasqyruar mësimin e vërtetë të Islamit në Emiratet e Dubait”, tha Dr Omar M Al Khatib, asistent drejtor i përgjithshëm për çështje islame, derisa po fliste për mediet në zyrën e tij të hënën .
Më herët, Dr Hamad Al Shaibani, drejtor i përgjithshëm i Departamentit të Çështjeve Islame dhe aktiviteteve bamirësie kishte njoftuar për ngritjen e një qendre të re për muslimanët e konvertuar.
Ai tha se vendimi është marrë në javën e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit, kur një delegacion i muslimanëve të konvertuar rishtas kishte takuar lartësinë e tij, Sheikh Mohammed Bin Rashid Al Maktoum, Zëvendës President dhe Kryeministër i EBA dhe sundimtari i Dubait i cili urdhëroi departamentin për të ngritur qendrën e re.
“Nën direktivat e Sheikh Mohammed, Departamenti i Çështjeve Islame dhe aktiviteteve bamirësie ka filluar punën për projektin për të ngritur një qendër ekskluzivisht për të adresuar nevojat e muslimanëve të konvertuar rishtas.
“Atyre do t’u jepen të gjitha mësimet e nevojshme për të kuptuar Islamin dhe për ta zbatuar këtë në jetën e tyre të përditshme përveç të zgjeruar mbështetjen e tyre në punët e ditë-për-ditë e tyre,” shtoi ai.
Dr Al Shaibani shtoi se kjo qendër do të jetë për të gjithë muslimanët në përgjithësi dhe muslimanët e rinj në veçanti.
Dr Al Khatib u tha medieve se departamenti ka ushqyer nevojat e muslimanëve të rinj nga ligjëratat e organizuara në gjuhë të ndryshme, duke përfshirë gjuhën angleze, kineze, Hinduse, Urdu, ruse, shqipe, boshnjake, serbe, etiopase , singapurase dhe gjuhë të tjera, dhe shpërndarjen e CD-ve dhe librave për të nxjerrë në pah aspekte të ndryshme të Islamit.
“Qendra e re do të jetë një ndërtesë e veçantë me të gjitha objektet e lidhura, ku dijetarët do të mësojnë muslimanët e rinj për rolin e Islamit, mësimet e Islamit dhe të gjitha informatat e nevojshme,” shtoi ai.
Huda Al Khalfan Kaabi, kreu i divizionit për plotësimin e nevojave të muslimanëve të rinj në departament tha për Golf Today sot se të konvertuarit janë nga më shumë se 75 kombësi.
Përktheu: Naim Berisha
Burimi në anglisht: gulftoday.ae
Burimi në shqip: www.islamifejaevertete.com