BallinaPse ISLAMI?Kthimi i MadhUshtari amerikan ishte konvertuar në Islam: E kam kuptuar që Islami është...

Ushtari amerikan ishte konvertuar në Islam: E kam kuptuar që Islami është feja e vetme e vërtetë

Një ushtar amerikan, pjesëtar i forcave ISAF në Afganistan ka pranuar Islamin. Imami i xhamisë ia vuri emrin Muhamed Asif.

Ushtari James Grant-i tha se kishte vendosur ta ndërmarrë këtë hap pasi që kishte lexuar disa libra për fenë Islame.

“E kam kuptuar që Islami është feja e vetme e vërtetë”, tha ai duke falënderuar ushtarët afganë për ndihmën që ia kishin dhënë.

Më parë, një rreshter 31-vjeçar, Wallace Nelson-i, përqafoi Islamin në Afganistan, në provincën Kunar.

Pas vitit 2001, shumë ushtarë nga vendet perëndimore, pjesëtarë të forcave ndërkombëtare në Afganistan, janë konvertuar në fenë Islame.

Burimi: aa.com.tr
Përktheu: Arsim SYLA

Must Read