BallinaAKIDEAkide të ndryshmeE ke parë Zotin? (Një vajzë gjashtëvjeçare e sfidon mësuesen e saj)

E ke parë Zotin? (Një vajzë gjashtëvjeçare e sfidon mësuesen e saj)

Një ditë mësimi, një vajzë gjashtëvjeçare po qëndronte në klasë. Mësuesja, atë ditë, derisa shpjegonte teorinë e evolucionit, e pyeti një djalosh:

Kevin, i sheh ato pemë në kopsht?

Kevini: Po, mësuese.

Mësuesja: Kevin, e sheh barin aty jashtë?

Kevini: Po, e shoh.

Mësuesja: Dil jashtë dhe shiko kah qielli dhe më trego a e sheh atë(qiellin)!

Kevini: Mirë. (Pas pak kthehet) Po, e pashë edhe qiellin.

Mësuesja: Shumë mirë, po Zotin a e pe?

Kevini: Jo, nuk e pashë.

Mësuesja: Pikërisht këtë dua ta them. Zotin nuk e shohim, sepse Ai nuk është aty, Ai nuk ekziston.

Atëherë, vogëlushja kërkoi që edhe ajo t’ia parashtronte djaloshit të njëjtat pyetje. Mësuesja i dha leje, ndërsa ajo filloi të pyeste:

Kevin, i sheh pemët në kopsht?

Kevini: Po, i shoh.

Vogëlushja: Po barin, a e sheh?

Kevini: Pooo (u përgjigj i mërzitur nga pyetjet e njëjta).

Vogëlushja: E sheh qiellin?

Kevini: Pooo.

Vogëlushja: Kevin, a e sheh mësuesen?

Kevini: Po, e shoh.

Vogëlushja: Mirë, po trurin e saj a e sheh?!

Kevini: Jo, nuk e shoh.

Vogëlushja: Atëherë, sipas asaj që mësuam sot në shkollë, ajo nuk ka tru!/Nur-Islam/

Përktheu: Arsim SYLA

Must Read