BallinaTEZKIJELidhja me All-llahunDuaja (lutja) është çelësi i çdo të mire

Duaja (lutja) është çelësi i çdo të mire

Thelbi i çdo të mire është të dish se çfarë dëshiron Allahu ndodh, dhe çfarë nuk dëshiron Ai nuk mund të ndodhë.
Kështu, njeriu bindet se punët e mira që kryen janë prej mirësive të Allahut dhe e falënderon për to dhe i përgjërohet të mos ia ndërpresë ato.
Ndërsa veprat e këqija janë poshtërim dhe ndëshkim prej Tij, ndaj, o njeri, lutu i nënshtruar që Zoti të të ruajë prej tyre dhe të të mos lërë të mbështetur vetëm në forcat e tua gjatë kryerjes së punëve të mira dhe largimit nga të këqijat.

▪️Të gjithë njohësit e Allahut bien dakord se çdo e mirë e ka origjinën tek suksesi që Allahu i jep robit dhe, çdo e keqe burimin e ka te poshtërimi që Allahu i bën robit.
▪️Ata janë të një mendje se prej suksesit të Allahut është që të të mos lërë të mbështetur vetëm në forcat e tua, sepse nëse të lë vetëm në forcat e tua, ky është poshtërim.

Përderisa çdo e mirë e ka origjinën te suksesi që Allahu i jep robit, i cili është në dorën e Allahut dhe jo në dorën e robit, atëherë çelësi i suksesit është lutja dhe shfaqja e nevojës, mbështetja e çiltër, përgjërimi, ambicia dhe frika ndaj Allahut.
Nëse Allahu i Lartësuar ia jep robit këtë çelës, ai me këtë ia ka hapur portat e mirësisë, ndërsa në qoftë se ia mohon këtë çelës, atij i mbetet e mbyllur porta e mirësisë.

Prijësi i besimtarëve, Umer bin Hatabi ka thënë: “Unë nuk preokupohem nëse lutja do të më pranohet ose jo, por preokupohem për vetë kryerjen e duasë (lutjes), sepse nëse më jepet duaja, përgjigjja vjen së bashku me të.”

Në varësi të nijetit të njeriut, preokupimit, dëshirës dhe ambicies së tij për ta arritur këtë, i jepet edhe suksesi nga Allahu, i vjen edhe ndihma e Tij. Pra, ndihma e Allahut për robërit e Tij, zbret sipas ambicies së tyre, këmbënguljes në atë që kërkojnë, dëshirës dhe frikës. Po ashtu, edhe poshtërimi është në varësi të këtyre faktorëve. Allahu, më i Urti i të urtëve në gjykime dhe më i Dituri i të diturve, ua jep suksesin e Tij atyre që e meritojnë, po ashtu poshtërimin ua lëshon atyre që u takon. Ai është i Gjithëdijshmi, më i Urti.

Çdokush që e ndien mungesën e suksesit, si pasojë ka mosfalënderimin, mospëruljen dhe moslutjen, ndërsa pala tjetër, e cila e ka ndihmën dhe përkrahjen e Allahut, e meritojnë atë për shkak të falënderimit, përuljes së sinqertë dhe lutjes.
✔️Rregullatori i gjithë kësaj është durimi, i cili në raport me besimin është si koka për trupin, nëse këputet koka do të shuhet ekzistenca edhe për trupin.

“El-Feuaid”, fq. 123-124.

https://telegram.me/Mesofenetende

Must Read