BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiMos harro se jemi në një kohë fitnesh - 3 Porosi madhështore!

Mos harro se jemi në një kohë fitnesh – 3 Porosi madhështore!

Mos harro se jemi në një kohë fitnesh (tundimesh, sprovash) dhe nuk ka shpëtim nga to përveç se:

1. Duke u kapur fort për Kuran dhe shtrëngimit me dhëmballë fort Sunetin e Profetit tonë Muhamed, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, dhe Sunetin e Kalifëve të Drejtë pas tij.

2. Duke shmangur padrejtësinë, sado e vogël të jetë ajo sipas mendimit tuaj dhe duke këshilluar edhe të tjerët, sepse Allahu i Lartësuar thotë:

{وَٱتَّقُوا۟ فِتْنَةًۭ لَّا تُصِيبَنَّ ٱلَّذِينَ ظَلَمُوا۟ مِنكُمْ خَآصَّةًۭ ۖ}
“Ruhuni nga sprovimi (fitnja, ndëshkim i Zotit), i cili nuk godet vetëm ata që bëjnë padrejtësi.” [El-Enfal: 25]
Nëse padrejtësia shtohet e shfaqet haptazi, ndërsa njerëzit nuk urdhërojnë njëri-tjetrin për ta ndalur e për ta rregulluar atë, atëherë ndëshkimi përfshin si vepruesit e padrejtësive, ashtu edhe të tjerët.

3. Duke i kërkuar Allahu sukses dhe ndihmë për të shpëtur nga sprovimi, fitnja dhe ndëshkim i Tij.
Zejd Bin Thabit tregon se Profeti (sal lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Kërkoni mbrojtje te Allahu që t’ju ruaj nga fitnet e  hapura dhe të fshehura”, atëherë sahabet thanë: “Kërkojmë mbrojtje te Allahu që të na ruaj nga fitnet e hapura dhe të fshehura.”
[Muslimi, nr. 2867]

Adelina Kuçana

Must Read