BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiBARAZIMI NË MËKATE - Nga sekretet e fitoreve të muslimanëve në beteja

BARAZIMI NË MËKATE – Nga sekretet e fitoreve të muslimanëve në beteja

Herakliu ishte i dëshpëruar dhe i mërzitur nga disfata e tij në betejën e Jermukut. Ushtria e tij përbëhej nga 240.000 ushtarë ose më shumë, ndërsa ushtria muslimane përbëhej nga 38.000 ushtarë!

Kur erdhën tek ai ushtria e mposhtur e tij, ai u tha:
“Mjerë për ju! Më thoni, a nuk janë ata njerëz si ju?
Ata thanë: – Po.
Ai u tha: – Ishit ju më shumë apo ata?
Ata thanë: – Ne ishim më shumë.
Ai u tha: – Atëherë, pse jeni mundur?

Njëri prej tyre tha:

  • A më jep siguri sikur ta them?
    Herakliu i tha:
  • Thuaje, do të jesh i sigurt!
    Ai tha:
  • Vërtetë, ata janë njerëz si ne, mirëpo ata falen natën, agjërojnë ditën, e mbajnë fjalën, urdhërojnë për të mirë dhe ndalojnë nga e keqja dhe janë të drejtë me njëri-tjetrin.
    Kurse ne pimë alkool, kryejmë tradhti bashkëshortore, bëjmë gjëra të ndaluara, thyejmë besën, zemërohemi, bëjmë padrejtësi, urdhërojmë për atë që e zemëron Zotin dhe ndalojmë nga ajo që i pëlqen Zotit dhe bëjmë prishje në tokë.”

Omer ibn Hattabi, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë:
“Ne i mposhtim ata përmes besimit tonë dhe mëkateve të tyre të shumta.
Nëse mëkatet tona barazohen me mëkatet e tyre, ata do të na mposhtin.”

Ibn Kethir, “El-bidajetu ven-nihajeh”

Hoxhë Irfan Salihu

Must Read