BallinaARTIKUJHadith dhe SunetGrupet e humbura dhe hadithi i Xhibrilit (alejhi selam)

Grupet e humbura dhe hadithi i Xhibrilit (alejhi selam)

Rasti me Murxhiat.
Murxhiat janë ata që e kanë shtrembëruar kuptimin e fjalës Iman i cili përfaqëson bindjet e zemrës duke ia prerë atij lidhjen me fjalën Islam e cila përfaqëson veprat e jashtme dhe thonë: Besimi është fjalë që tregon për çfarë përmban zemra, ndërsa veprat janë mirësi jashtë besimit. Sipas tyre: kush beson në gjashtë pjesët përbërëse të besimit dhe i pohon ato është besimtar i plotë edhe pa punuar punët e Islamit si: Namazi, Agjërimi, Zekati, Haxhi etj.

Dijetarët e hadithit thonë: fjala Iman e përdorur nga Xhibrili -alejhi selam- dhe Profeti -alejhi selam- në këtë hadith dhe jo vetëm në këtë hadith dhe që është përdorur për të treguar anën e brendshme të fesë përmban në domethënien e saj edhe nënshtrimin dhe për pasojë nuk ka besim pa nënshtrim.
Dijetari i hershëm, Ibn Nasr El-Meruezij -Allahu e mëshiroftë- i cili e ka kritikuar Murxhiat nëpërmjet këtij hadithi thotë:
«Fjala e Profetit -alejhi selam- në këtë hadith “Besimi është që të besosh në Allah”, d.m.th.: Ta besosh Atë me zemër e me gjuhë dhe t’i nënshtrohesh Atij dhe urdhrit të Tij, duke pas vendosmëri për të zbatuar atë që Ai urdhëron, i distancuar nga shmangja, mendjemadhësia dhe urrejtja»

Në fakt, kundër kuptimit të cekët të murxhiave dhe jo të drejtë është edhe fjala e fundit e Profetit -alejhi selam- kur tha për pyetjet e Xhibrilit: “Erdhi për t’ju mësuar juve fenë tuaj” duke i quajtur të treja fe: Islamin, Imanin dhe Ihsanin dhe duke u bërë atyre lidhje mes njëra-tjerës.
Fjala Fe sikurse edhe fjala Iman e përmban nënshtrimin dhe kush nuk ka nënshtrim nuk ka besim. Thotë Shjehu i Islamit, Ibn Tejmije -Allahu e mëshiroftë-:
«Realiteti i fjalës “Fe” apo “Dijn” është bindja dhe nënshtrimi dhe ato realizohen me vepra e jo vetëm me gojë. Ai që nuk bën asgjë për Allahun, nuk i është nënshtruar Allahut. Dhe ai që s’ka nënshtrim është mohues,“Kafir”» .

Kështu, Islami, Imani dhe Ihsani edhe pse janë përmendur ndaras në hadith kanë lidhje me njëri-tjetrin dhe prandaj dijetarët thonë në lidhje me Imanin: Imani shtohet dhe pakësohet, sepse sa më shumë t’i bindet njeriu Allahut të madhëruar, i shtohet atij Imani dhe sa më shumë ta kundërshtojë Atë, i pakësohet atij Imani.

Shkëputur nga libri “Hadithi i Xhibrilit alejhi selam -sqarime dhe dobi-“.

Dr. ABDULLAH NABOLLI

Must Read