BallinaPse ISLAMI?Kthimi i Madh30.000 - 50.000 francezë pranuan Islamin

30.000 – 50.000 francezë pranuan Islamin

MIJËRA FRANCEZË E PRANUAN ISLAMIN

Agjencia Franceze e Lajmeve (AFP) kohëve të fundit raportoi se në Francë Islami po përhapet me shpejtësi të madhe. Kjo agjen­ci njoftoi se 30.000 deri më 50.000 francezë të strukturave të ndryshme e të besimeve të ndryshme pranuan Fenë Islame. Ba­zuar në njoftimet e kësaj agjencie, Kisha Kato-like jo vetëm që po shqetësohet për shkak të numrit të madh të besimtarëve të rinj muslimanë, por ajo po befa­sohet nga besimi i thellë i fran­cezëve të konvertuar në Fenë Islame dhe po kërkon e hulumton shkakun pse anëtarët e saj po largohen nga Katolicizmi.

Si shkak i këtyre zhvillimeve, të kalimit masiv në Islam, shu­më gazeta e revista franceze po rezer­vojnë faqe të tëra për ta diskutuar këtë çështje.

“Revista Katolike” (Revue Catholique), një re­vistë e rëndë­sish­me e katolikëve francezë, publikoi një studim të gjithan-shëm rreth këtij subjekti dhe vuri në dukje se besimtarët e rinj islamë dallojnë nga të konvertuarit e mëhershëm.

Në të kaluarën, numri i të konvertuarve që e pra­nonin Fenë Islame ishte i kufizuar dhe asokohe ishin vetëm ushtarakë. Në Afrikën Veriore dhe në Lindjen e Mesme, në kohën e kolo­nia­liz-mit fran­cez, përveç ushtarëve dhe oficerëve francezë, Fenë Isla­me e kishte pranuar edhe Gjenerali Minean, ko­mandanti kryesor i armatës franceze në Egjipt, pas ekspeditës së Napole­onit, në fillim të shek. XIX.

Përkundrazi, sot besimtarët e rinj muslimanë janë inte­lek­tua­lë të shquar perëndimorë, të cilët kanë studiuar Kur’anin dhe filozofinë islame. Ndër ta du­het përmendur: Rene Jeneon, men­dim­tar i njohur, Roger Garoudy, filozof i shquar, Michel Chor­kioutz, artist dhe Maurice Begart, specialiste, të cilët e pranuan Isla­min sepse kjo fe, sikur dëshmojnë edhe vetë, ndikoi me thjesh­të­sinë dhe me gjallërinë e saj për t’iu afruar Zotit pa ndërmjetës.

Të gjithë këta besimtarë të rinj muslimanë thonë se arsyet krye­sore për ndërrimin e fesë është se:

Feja Islame u ofron solidaritet besimtarëve dhe parimet e saj janë tepër tërheqëse, e sidomos vlerat morale. Në Fenë Islame be­sim­tarët e rinj francezë gjetën paqen, që u mungonte në Ka­tolicizëm.

Kështu, besimtarët e rinj muslimanë francezë po i ndjekin dhe po i zbatojnë mësimet islame dhe po jetojnë në mënyrën isla­me pikërisht në zemër të Evropës! E ne, ku jemi?!


Përktheu: M. Y.

www.IslamiFejaeVertete.com

Must Read