BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiKurrsesi mos e humb namazin e mesëm, atë të ikindisë

Kurrsesi mos e humb namazin e mesëm, atë të ikindisë

Kurrsesi mos e humb namazin e mesëm, atë të ikindisë

AJET KURANOR
Allahu i Madhërishëm thotë: “Faleni rregullisht namazin, sidomos atë të mesmin dhe qëndroni me devotshmëri para Allahut, duke iu lutur Atij.” (Kurani, 2:238)

THËNIE PROFETIKE
I Dërguari i Allahut, Muhamedi صلى الله عليه وسلم ,ka thënë: “Nëse ndokujt i ikën namazi i ikindisë pa e falur, kjo është për të sikurse t’i kishin humbur familja dhe pasuria e tij.” [E SHËNON BUHARIU.]

URTËSI
Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të!, thoshte: “Gjëja më e rëndësishme për mua është namazi. Ai që e ruan atë, e ka ruajtur fenë e tij, kurse ai që e humb atë, punët e tjera i humb edhe më lehtë.”

DILEMË
Dua të falem, por kam frikë mos po e lë dikur namazin (!)
Në qoftë se ende nuk falesh, ti tashmë ashtu se ashtu e ke lënë namazin, por, kur fillon të falesh dhe ta shijosh kënaqësinë e namazit, më nuk do të mund të ndahesh prej tij.

KËSHILLË
Kurrsesi mos e humb namazin e mesëm, atë të ikindisë; ta ruash si sytë e ballit!

Burimi:
Libri “Për ty që (s’)falesh”
Autor: Jusuf Hilmi Kastrati
Boton: Shembulli

Must Read