BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiKurrë mos e harro qëllimin e krijimit!

Kurrë mos e harro qëllimin e krijimit!

AJET KURANOR
Allahu i Madhërishëm thotë: “Në xhamitë, që Allahu ka urdhëruar të ngrihen e të përmendet aty emri i Tij, Atë e lavdërojnë në mëngjes dhe mbrëmje njerëz, të cilët shitblerja nuk i pengon për të përmendur Allahun dhe të cilët falin namazin…” (Kurani, 24:36-37)

THËNIE PROFETIKE
I Dërguari i Allahut, Muhamedi صلى الله عليه وسلم ,ka thënë: “Namazi që falet me xhemat është njëzet e pesë herë më i mirë sesa namazi që falet në shtëpi ose në vendin e punës. Kjo është kështu, ngase, kur njeriu e përkryen avdesin dhe niset për në xhami me qëllim që ta falë namazin, për çdo hap që bën, i ngrihet një shkallë dhe i fshihet një mëkat. Teksa është në namaz, engjëjt pareshtur luten për të, duke thënë: “O Zot, mëshiroje atë!”, derisa nuk e prish avdesin. Madje, konsiderohet se është në namaz edhe gjatë pritjes së vetë namazit.” [E SHËNON BUHARIU.]

URTËSI
Sufjan eth Theuriu, lidhur me ajetin e mësipërm, ka thënë: “Ndonëse blinin e shisnin, shitblerja nuk i pengonte nga koha e namazit.

DILEMË
S’kam kohë të falem, duhet të punoj, se edhe puna është farzo(!)
Nuk ka njeri në botë që punon 24 orë në ditë pandërprerë. Ai medoemos ndan një kohë për të ngrënë, për të fjetur, për të kryer nevojat fiziologjike etj. E, meqë është kështu, atëherë le t’i ndajë edhe nga pesë minuta për të kryer namazin.

KËSHILLË
Qëllimi i krijimit të njeriut është adhurimi i Allahut, kështu që asnjëherë mos e harro qëllimin e krijimit e të shkujdesesh ndaj namazit, sepse do të bëhesh pishman!

Burimi:
Libri “Për ty që (s’)falesh”
Autor: Jusuf Hilmi Kastrati
Boton: Shembulli

Must Read