BallinaARTIKUJKuran dhe TefsirREALIZIMI I PREMTIMIT TË ALLAHUT SE DO TA MBROJË KUR'ANIN

REALIZIMI I PREMTIMIT TË ALLAHUT SE DO TA MBROJË KUR’ANIN

REALIZIMI I PREMTIMIT TË ALLAHUT SE DO TA MBROJË KUR’ANIN

Allahu i Lartësuar ia zbriti Muhammedit alejhis-selam një ajet qysh në fillim të zbritjes së tij, ku i premtoi atij se Ai do ta mbrojë Kur’anin. Ai thotë: “Njëmend, Ne e zbritëm Kur’anin dhe njëmend Ne do ta mbrojmë atë!”
(El Hixhr,9)
Pra, Allahu i Lartësuar premtoi se asnjëherë nuk do të mund të ndryshohet apo të devijohet Kur’ani i madhëruar, qoftë edhe për një shkronjë. Ja pra, sot jemi në vitin 1416 h. dhe Kur’ani është
ai Kur’an që iu shpall Muhammedit alejhis-selam. Allahu i Lartësuar bëri që Kur’ani të shkruhet dhe në të njëjtën kohë të mësohet përmendësh nga besimtarët, qysh prej kohës së Muhammedit alejhis-selam e deri në ditët tona.
Edhe pse u bënë shumë përpjekje për devijimin e Kur’anit, prapësprapë në Kur’an nuk mundi të shtohej madje as një germë e vetme. Dhe sa e sa herë gjatë historisë muslimanët ranë nën pushtimin e të huajve, atë nuk arriti ta ndryshojë askush, dhe ai do të mbetet i tillë deri në Ditën e gjykimit.
“Ai (Allahu) është që e dërgoi të dërguarin e Tij me udhëzim të plotë dhe me fenë e vërtetë, që të triumfojë mbi çdo fe, edhe nëse këtë e urrejnë e idhujtarët.”
(Surja Saf, 9)

Burimi:
Libri: “Shenjat E Kijametit”
Autor: Osman Abazi

Must Read