BallinaARTIKUJHistori dhe TregimeNjë ndodhi interesante nga jeta e Imam Ali ibn Ebi Talib-it

Një ndodhi interesante nga jeta e Imam Ali ibn Ebi Talib-it

Një ndodhi nga jeta e Imam Ali ibn Ebi Talib-it

Ali ibn Ebi Talib, Allahu e mëshiroftë, tregon:

“Më goditi uri e madhe në Medinë, andaj, dola të kërkoj punë në periferi të Medinës.

[Takova] një grua e cila kishte mbledhur ca baltë, dhe mendova se ajo dëshironte që ta ujiste. Kështu që, bisedova me të dhe bëmë një marrëveshje që për çdo kovë do të më jepte nga një hurme.

Solla të 16të kovat derisa duart m’u kishin ënjtur, pastaj solla pak ujë nga i cili piva.

Vendosa duart e mia pranë saj, dhe ajo numëroi 16 hurma për mua. Pastaj, erdha tek Profeti –sal-lAllahu alejhi ue sel-lem!- dhe i tregova[për këtë rast], dhe, ai ngrëni bashkë me mua nga to.” [Sifet Es-Safuah, 1/320]

Mësimet që mund t’i përfitojmë nga kjo ndodhi:

1) Kjo ngjarje na tregon për vështirësitë me të cilat përballeshin shokët e të Dërguarit të Allahut dhe sesi ata silleshin gjatë vështirësive.

2) Aliu doli dhe punoi me duart e tij që të fitonte në mënyrën e duhur, dhe nuk u ul që të priste për çfarëdo që t’i jepte dikush.

3) Fuqia e tij e durimit ku ai ndërmori të kryente punë të vështirë derisa po vuante nga uria e skajshme e cila i kishte shterur forcat.

4) Po ashtu, mësojmë rreth dhënies përparësi ndaj të dashurve dhe treguarja e besnikërisë ndaj tyre; Sepse, edhe për shkak të urisë së skajshme dhe punës së rëndë që e kishte kryer, ai ruajti pagesën e hurmave derisa u takua me Profetin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, dhe i ngrëni hurmat me të.

Referenca: [Ali Ibn Ebi Talib, Jeta dhe Mometet e tij, Ali Muhammed Es-Sallabi, 1/148]

 

 

 

 

 

Must Read