I pari i lajmëtarëve dhe i pari i të dërguarve
Pyetja: Do të doja të di nëse Ademi –paqja e Allahut qoftë mbi të!- ka qenë apo jo lajmëtar apo profet(nebij), dhe kush ka qenë profeti i parë?
Përgjigjja: Të gjitha lavd-falënderimet janë vetëm për Allahun! Ademi (paqja e Allahut qoftë mbi të!) ka qenë i pari nga profetët, siç thuhet në hadithin e rrëfyer nga Ibën Hibbani në “Sahihun” e tij, se Muhamedi (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ishte pyetur rreth Ademit, se a ishte ai Profet? Ai tha: “Po, një Profet të cilit Allahu i ka folur.” Por, ai nuk ka qenë i dërguar(rusul, emisar), për shkak të hadithit të rrëfyer rreth ndërmjetësimit në të cilin thuhet se njerëzit do të shkojnë tek Nuhu dhe do t’i thonë: “Ti je i Dërguari i parë të cilin Allahu e ka dërguar në Tokë.” Ky tekst qartazi tregon se Nuhu ka qenë i pari nga të dërguarit.
Dhe Allahu e di më së miri!.
Mexhmu’ Fetaua Ibën Uthejmin, 1/317.
Ademi ka qenë babai i njerëzimit dhe ka qenë profet, prandaj, ai ka qenë i pari i profetëve.
Shejh Muhammed Salih El-Munexhid
Burimi në anglisht: http://islamqa.info/en/10551
Burimi në arabisht: http://islamqa.info/ar/10551
Burimi në shqip: www.islamifejaevertete.com