Cigarja, shkaktarja kryesore e çrregullimeve psikologjike
Braktisja e pirjes së cigares, nuk përmison vetëm shëndetin fizik, por edhe atë mendor, pasi redukton stresin dhe ankthin.
Ky fakt u zbulua pas një studimitë kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga Washington University School of Medicine.
Lajmi u publikua në revistën “Journal of Psychological Medicine”, ndërsa Patricia Cavazos-Rehg autore kryesore e studimit shprehet se thuajse 40% e duhanpirësve të rregullt, vuajnë ose kanë vuajtur në të kaluarën nga çrregullime të humorit apo nga ankthi.
Ndërkohë gjatë studimit 42% e personave që pinin duhan shfaqën probleme me humorin, krahasuar me 29% të tjerë të cilët i dhanë fund pirjes së duhanit.
Studimi u bazua në 4800 duhanpirës, ku u vërejt se lënja e pirjes së duhanitndikon në shëndetin mendorë, si dhe në përmisimin e humorit. Ndaj kur përballeni me problem të natyrës psikologjike dhe psikatrike, gjeja e parë që duhet të bëni është jënja e duhanit.