BallinaAKTUALEOpinionePse sulmohen sot muslimanët?!

Pse sulmohen sot muslimanët?!

 

 

Pse sulmohen sot muslimanët?!

 

Sot kur Islami përditë e më shumë po shikohet si një alternativë për zgjidhjen e problemeve morale e shpirtërore në shoqëri, menjëherë angazhohen në skenë e prapa skene donatorë të ndryshëm të kompanive të alkoolit, bixhozit, hashashit, prostitucionit, mafies, trafikimit – të fëmijëve të mitur, femrave, e organeve – si mjaft të shqetësuara për pranimin e kësaj shoqërie të blinduar muslimane.

Që nga reklamat e kompanive celulare, bizhuve, veshjeve ekstravagande nëpër butiqe, hoteleve e moteleve pranë plazheve, bizneseve të mëdha e të vogla përfshirë këtu edhe ato të mishit dhe nënproduktet e tij, ndjehen të shqetësuara për mungesën e këtij konsumatori numëri i të cilëve po rritet dita ditës, fakt ky që i ka shqetësuar edhe shoqatat e ndryshme jo-fitimsjellëse në këtë shoqëri si ajo e planifikimit familjar, shkatërrimit familjar (LGBT), feminizmit familjar, dhe shumë e shumë shoqata fetare e antifetare, ateiste e sataniste që secila dëshiron pjesën e vet.

Shqetësimi i tyre nuk është thjeshtë një shqetësim i parëndësishëm por është një shqetësim që shqetëson madje edhe qeveritë më të mëdha brenda dhe jashtë rajonit të cilat ushqehen me vota e para të majme nga të tilla organizata e kompani që të marrin një fushatë “sensibilizuese” për të bërë me dije rrezikshmërinë që sjell kjo fe për to.

Por meqe feja mbrohet me ligj edhe ndërkombëtar atëherë duhet gjetur një marifet për të ngadalësuar ritmin, e ajo është të sulmuatit e hoxhallarëve, predikuesve dhe besimtarëve praktikantë. E për të mos rënë në sy, ai që hedh gurin e fsheh dorën, e shtjellon çështjen në fjalë në dy këndëvështrime:

E para, shfrytëzimi i termave të shpikur botërorë: terrorizëm, ekstremizëm, vehabizëm, selefizëm, arabizëm, talebanizëm, e të tjera si këto për të hequr e vënë kë të duan që i përshtatet apo jo shijeve të tyre në skenë.

E dyta, shfrytëzimi i injorantëve nga muslimanët apo lakmues të lekut, pushtetit e lezetit duke u dhënë në njërën dorë kazmën dhe në tjetrën pushkën për të vënë përpara këdo që është kundra “tolerancës” “fetare”, tolerancë kjo që duhet të jetë ndaj çdokujt përveçse ndaj muslimanëve me mjekrra, vajzave me shamia dhe hoxhallarëve që nuk janë në medh’hebin hanefi apo tani gylenxhinj.

Një mbështetje të jashtëzakoshme në këtë iniciativë të ndëmarrë, mezi nuk presin t’a japin me këmbë e me dorë edhe tellallët e gazetave të ndryshme si në një sinkronizim me instancat shtetërore e ato policore.
 
Kështu që disa hanë, e disa e hanë sapunin për djathë dhe përsëri jeta i kthehet “normalitetit” të zakonshëm kur babai përdhunon sistematikisht vajzën e vet, nëna e hedh foshnjën e vet ne kosh të plehrave, pleqt zënë dashnore të mitura, big bordella na serviret si një shembull orgjie që tashmë duhet parë në këndvështrimin e harmonisë e tolerancës së degjenerimit, vrasjet e të rinjve në shkolla si rezultat i dështimit edukativ, zgjidhja e papunësisë nëpërmjet hapjeve të lojrave të fatit, vjedhjet, plaçkitjet dhe plumbat në rrugë, të gjitha këto e të tjera si këto, që na bëjnë me dije arsyen e vërtetë se pse shoqëria shqipëtare e sheh Islamin si të vetmen zgjidhje për shpëtimin e familjes nga një shtet i korruptuar prej mafies deri ne palcë.

 

Bashkim Selmani

www.islamifejaevertete.com

 

Must Read