30 VITE PRITJE PËR TË PRANUAR ISLAMIN Zyra për Predikim, Udhëzim dhe Edukim të Pakicave në Ahsa Damah është një zonjë 55 vjeçare nga Shrilanka. Në Arabinë Saudite ka dekada që ka punuar si shërbëtore. Historia e saj me Islamin është rrëfim për një sakrificë dhe pritje përplot ankth. Detaje nga ky rrëfim u zbuluan me rastin e pranimit të Islamit nga ana saj. Ishte të qarit e saj ajo që i bëri të gjithë të qajnë dhe të pyesin për rrëfimin e saj. Pronarja e shtëpisë në të cilën kishte punuar dhe e cila ishte prezent në këtë ceremoni zbuloi këto detaje. Që në fillim kur ka ardhur kishte shfaqur simpatinë e saj ndaj Islamit. Kishte ngelë e mahnitur me mirësitë e fesë dhe trajtimin tonë. dëshironte ta pranonte Islamin por presioni familjar ishte një barrierë e pakalueshme për të. I vdiq nëna por puna nuk ndryshoi shumë, pasi që babai i saj ende ngulte këmbë se ajo duhet të vazhdonte me fenë e saj të vjetër. I vdiq edhe babai ndërsa tashmë ai që i bënte presion ishte burri. Problem tjetër ishte se ajo tashmë nuk ishte në Arabinë Saudite. Sikur çdo derë i ishte mbyllur por jo edhe ajo e qiellit. Ajo e luste Allahun çdo natë që t’ia mundësonte kthimin prapë në Arabinë Saudite. I vdiq burri ndërsa kjo ishte në moshën 55 vjeçare. Si do të vinte në Saudi kur mosha e saj nuk është më për punë? Por, kur Allahu dëshiron diç, i krijon edhe kushtet. Ajo erdhi në Saudi dhe pas plot 30 vite pritjeje, e pranoi Islamin. Lotët nuk mund t’i mbante nga gëzimi që nuk vdiq pa pranuar Islamin. O Zot i Mëshirshëm, Neve që kemi këtë fe të bukur, mos na vdis ndryshe vetëm se duke qenë muslimanë! Burimi ne shqip: sedatislami.com Burimi ne origjinal: http://www.wdawah.com/contents/38337