BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiDREJTUAR ATYRE QË SHIKOJNË FILMA E SIDOMOS TË FËLLIQURA

DREJTUAR ATYRE QË SHIKOJNË FILMA E SIDOMOS TË FËLLIQURA

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

DREJTUAR ATYRE QË SHIKOJNË FILMA E SIDOMOS TË FËLLIQURA

A e di se atë që e shikon nga pamjet dhe fotot e grave të zhveshura apo edhe të burrave të zhveshur është mëkat prej mëkateve të mëdha.
A e di se shikimi i tyre ta mbjell poshtërimin dhe dobësinë.
A e di se shikimi i atyre kurvërive të bën të vogël në sytë e njerëzve.
A e di se këto gjynahe të bëjnë që të biesh nga sytë e Allahut.
A e di se pamja e atyre skenave të fëlliqura të bën që të dobësohesh në dituri dhe të privohesh nga marrja e saj.
A e di se ato pamje të privojnë nga jetesa e qetë bashkëshortore dhe të bëjnë të ftohët në ndjenja ndaj gruas të cilën e do dhe ajo të do.
A e di se për veprën që e bën të ndershmit do të urrejnë.
A e di se të gjithë atë që e shikon dhe e ke shikuar, do të paguash shtrenjtë, nëse nuk pendohesh tek Allahu.
A e di se kush i përhap në shoqëri ato fëlliqësira që i sheh, Allahu ka për ta ndëshkuar shumë rreptë, dhe do ti merr gjynahet e të gjithëve atyre që veprojnë me ato mësime.
A e di ti se ka mundësi që meleku i vdekjes ta merr shpirtin në këtë gjendje, e kjo është përfundim i keq.
Mos harro, Zoti yt është i Butë dhe i Mëshirshëm, të le një periudhë, mirëpo ti mos u gëzo, se patjetër e ke të paguash çmimin, edhe nëse ajo ndodh më vonë, normalisht nëse nuk pendohesh.
A e di se nëse braktis një gjë për Allahun, Allahu do ta zëvendëson me diçka më të mirë.
A e di se Allahu gëzohet me pendimi ne robit të Tij, pra pendohu.
A e di se Allahu do të mbron dhe do të futën nën mëshirën e Tij nëse ti i largohesh këtyre pamjeve të fëlliqura dhe do ta mundëson që të jetosh jetë të qetë bashkëshortore, a nëse je i pamartuar Allahu do të furnizon me grua të ndershme apo nëse je e pamartuar Allahu do të marton me të ndershmin.
Prandaj, mos e bën ekranin televiziv dhe kompjuterin dhe celularin tënd të jetë armiku yt, e të shkatërrohesh në dynja para se të shkatërrohesh në ahiret.

 

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Must Read