BallinaPse ISLAMI?Kthimi i Madh"11 Shatori, shkaku që pranova Islamin" Ngjarje e vërtetë dhe shumë mbreslënëse

“11 Shatori, shkaku që pranova Islamin” Ngjarje e vërtetë dhe shumë mbreslënëse

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ali është nga Shtetet e Bashkuara dhe së fundmi pranoi Islamin. Udhëtimi i tij drejt Islamit është shumë mbresëlënës! Lexojeni:

Assalamualaykum

 

 

I rritur në Amerikë në aspekte delikate dhe të trashëguara të krishterimit në shoqëri, por feja nuk ka qenë faktor kryesor në jetën e shumë popujve të përditshëm. Që kur kam qenë shumë më i vogël, gjyshja ime më dërgonte në kishë gjatë fundjavave, bëja studime të rregullta të Biblës,… Duke u rritur kam qenë më pak i përfshirë në kishë dhe shpenzoja më shumë kohë në shkollë, sport dhe kështu me radhë. Gjatë gjithë vitit shkollor kam patur një interes të lartë për kurset matematikore dhe shkencat e avancuara.

Gjatë shkollës së mesme braktisa plotësisht fenë duke u bërë një ateist, sidomos pas diskutimit të disa çështjeve me një mësues të veçantë i cili ishte një ateist i patundur. Më vonë iu bashkova ushtrisë, kur mbusha 17 vjeç dhe isha ende në shkollë të mesme. Ishte koha kur kam përtërirë besimin tim dhe u bëra përsëri një i krishterë. Gjatë shqyrtimit të argumentit të vërtetë të një ateisti mund të shihni se argumenti kundër besimit në Zot është i cekët ndërsa pretendojnë se besimi është i palogjikshëm, dhe se ai është i vetmi konkluzion i vërtetë për atë që reflekton në shkencë, natyrë dhe realitet. Ishte kjo përvojë pas të cilës fillova të lexoj Biblën çdo ditë, duke u lutur në mënyrë aktive dhe të qenit një fetar i vërtetë.

Pas ngjarjeve të ndodhura në verën e 9/11. Çdo kund në lajme dhe në çdo mbledhje në shoqëri u diskutua se si muslimanët besojnë se shumica e jobesimtarëve vrasin vendin e tyre më të mirë në Parajsë dhe besime tjera të cilat bëjnë sikur nuk duan të marrin në interes njohjen e një feje të “egër”. Shumë njerëz ndaluan këtu dhe filluan të krijojnë një urrejtje të verbër për Islamin të cilën e kam bërë edhe unë. Isha një Amerikan mesatar i bardhë në ushtri që kisha një urrejtje të fortë kundër Islamit dhe muslimanëve. Për shumë muaj edhe më tej u bë i thekur, nga mbulimi i pandalshëm i medias të çdo gjëje të keqe në lidhje me Islamin.

Kaluan tre muaj kur një nga mësuesit e mi bëri një propozim që nëse ndonjëri prej nesh do të bëjë ndonjë projekt origjinal dhe unik do të mund të merrte një notë kaluese automatike për të kaluar klasën dhe për të inkurajuar krijimtarinë. Projekti im ishte një lojë e bazuar në ngjarjet e fundit. Meqenëse projekti ishte i përshtatshëm, pas javës së gjatë të pushimit tonë të Krishtlindjeve, vendosa t’a sjellë atë në shtëpi dhe të shtojë më shumë detaje të lojës gjatë kohës time të lirë. U futa në Google për të kërkuar disa fotografi dhe atëherë hasa në disa artikuj aktual rreth Islamit të cilët hapën sytë e mi.

Mbaj mend kam lexuar titullin e një artikulli që shpjegon se si muslimanët besojnë tek Nuhi, Ibrahimi, Musai, Isai dhe profetë të tjerë me të cilët isha rritur duke i ditur si një i krishterë dhe kam lexuar për to çdo ditë kur kam studiuar Biblën. Si një i krishterë praktikues kjo me të vërtetë më intrigoi, si mund ata të besojnë në këto profetë, duke mos qenë të krishterë? E vura lojën mënjanë dhe përfundova duke mos e prekur atë përsëri, sepse isha fokusuar në leximin e disa artikujve dhe librave aktual, në vend të lajmeve që synonin të senzacionalizojnë urrejtjen tonë ndaj asaj që bënë një ose dy muslimanë. Në kuptimin e plotë të fjalës, zgjohesha dhe lexoja në lidhje me fenë dhe pastaj sërish fleja gjumë, gjithë ditën e gjatë biles edhe gjatë pushimit.

Gjatë këtij leximi po pasqyroja atë se kur dikush dëshiron të jetë fetar dhe të ketë një marrëdhënie me Perëndinë, ata kthehen në atë që e dinë dhe janë rritur me të – jo domosdoshmërisht se çfarë është e vërteta. Vendosa që për të qenë një i krishterë i vërtetë do të duhet të shikojë tek Islami dhe fetë e tjera dhe të zgjedhë krishterimin, jo vetëm ta kem atë, sepse ishte një mungesë. Pas studimeve të hershme mbi historinë e krishterë duke parë se mesazhi origjinal i Jezusit nuk ishte ajo që u pasua nga Kisha që më pas standardizoi dogmën dhe djegu çdo gjë (dhe çdokënd ), shkoi kundër atyre që kam gjetur, Perëndia bëri atë që kishte bërë gjithmonë dhe ringjalli Fenë e tij dhe mesazhin e vërtetë me anë të dërgimit të një profeti, që ishte Muhamedi (paqja qoftë mbi të), i cili ka lindur në 571 – pas qindra viteve të këshillave duke filluar në Nikesë (këshill i peshkopëve të krishterë i cili u mblodhë në Nikesë), në vitin 325 për të krijuar atë që është e njohur tani si krishterimi.

Kam studiuar gjithashtu Kuranin dhe kam lexuar në lidhje me faktin se kurrë nuk kishte ndryshuar, madje edhe një shkronjë të vetme. Si një i krishterë kjo ishte një faktor i madh pasi ne gjithmonë kemi thënë se “Fryma e Shenjtë” udhëzonë ata që kanë shkruar dhe hartuar Biblën, por pastaj historia na tregon se ajo ka qenë e ngatërruar dhe ne nuk kemi origjinalet për të konfirmuar gjë. Ju gjithashtu shikoni që kur ju lexoni Kur’anin, ai është Fjala e drejtpërdrejtë dhe e saktë e Perëndisë në personin e parë – jo dikush që e pa dikë tjetër të bëjë diçka dhe pastaj i thanë një personi tjetër i cili shkroi një letër për një person tjetër dhe pastaj një libër i përpiluar nga ato letra (të cilat origjinalet janë humbur) dhe e lexojnë si një histori narrative – Kurani ishte Fjala e Perëndisë dhe Ai ishte duke folur me mua. Përveç kësaj kam lexuar mrekullitë e përmbushura dhe profecitë e Muhamedit (paqja qoftë mbi të) dhe Kur’anin.

Përmes këtij hulumtimi dhe studimi kam kërkuar të njohë një musliman dhe të diskutojë për fenë. Kurrë më parë nuk kisha takuar një musliman kështu që po kërkoja të gjejë një xhami lokale, por nuk munda të gjejë një të tillë diku afër shtëpisë time, kështu që u futa në internet dhe bisedova me muslimanë me anë të chat IRC ku bëra një dialog me njerëz nga Azia, Evropa madje edhe një spanjoll i konvertuar në Amerikë. Nëpërmjet bisedave me ta në lidhje me detajet e këtyre besimeve nuk munda të mohoj të vërtetën që ishte aq e qartë.

Përpara se të bëhesha musliman kam pasur dyshime që më pëshpërisnin në veshë: ” por ju nuk jeni arab, Islami është vetëm për arabët” ose “çfarë do të thonë miqtë tuaj dhe familja, sidomos pas 9/11” dhe kështu me radhë. Këto ishin dyshime të thjeshta dhe nuk mund të më bënin asgjë për të qenë i sinqertë dhe të ndjekë të vërtetën e Perëndisë, kështu që ata ishin të vogla dhe jetë shkurtë. U bëra musliman duke dëshmuar i vetëm në dhomën time të gjumit se “Nuk ka zot tjetër përveç Zotit (Allahut) dhe Muhamedi është i dërguari i Tij”, dhe fillova të mësojë nëpërmjet internetit (duke biseduar në internet me muslimanët).

Kam biseduar me shumë muslimanë në internet dhe njëri quhej Jozef, i cili ishte gjithashtu një amerikan bardhë në pension pas 20 vjetësh në Marinë, isha tronditur, kurrë nuk kam takuar një musliman, kështu ai udhëtoi 7 orë për të më parë, hëngri drekë dhe më dhuroi disa libra. Ai duhej të shkonte në punë ditën tjetër dhe udhëtoi edhe 7 orë tjera që të kthehet në shtëpi pas një takimi të shkurtë vetëm sa hëngri drekë. Vëllazëria që ekziston në mes të dy njerëzve që ndjekin të vërtetën e Perëndisë është diçka që është unike në Islam në një mënyrë që askush nga jashtë nuk mund ta kuptojë, gjithë lavdërimi i takon Perëndisë, Elhamdulilah.

Kur më në fund i’u tregova miqve dhe familjes për vendimin tim gjithçka shkoi ashtu siç e prisja. Kryesisht nuk dëshironin të bënin asgjë me mua dhe madje edhe familja ime e cila më kishte quajtur një terrorist dhe më keq – por kjo ishte e gjitha nga keqkuptimi që ata kishin marrë nga ajo që mediat na mësonin. Kjo është padyshim një nga pjesët më të vështira që shumë njerëz vijnë në fytyrën e vërtetë të Perëndisë. Pothuajse të gjithë më thanë se ata do të më kishin pranuar nëse do ishte diçka tjetër përveç Islamit, por kjo është një nga realitetet që ndjekë më pas të vërtetën; dhe ne e shohim këtë nga reagimi i popullit tek të gjithë profetët që erdhën në të kaluarën. Edhe pse njerëzit mund të na braktisin, të na kërcënojnë apo edhe të na dëmtojnë mbi ndjekjen e Perëndisë, ne kurrë nuk jemi vetëm kur kemi Perëndinë dhe në këtë pikë në jetën time duke qenë i vetmi musliman që dija në qytetin tim dhe duke qenë i braktisur Ai ishte gjithçka kisha.

Menjëherë pas kësaj shkova për një trajnim bazë për katër muaj dhe duke qenë vera e parë pas 9/11 ishte e mbushur me shumë njerëz të cilët u bashkuan për shkak të urrejtjes së tyre ndaj muslimanëve, e cila më dha një përvojë “unike” duke qenë i vetmi musliman në kompaninë tonë për trajnim atë vit. Historitë janë të shumta, por çdo gjë që ne e bëjmë për hir të Perëndisë me durim vetëm rrit besimin tonë.

Kur u ktheva në shtëpi pas trajnimit, shumë prej familjes sime kishin shpresuar se ushtria do të më kishte “fiksuar” dhe u zhgënjyen shumë sepse unë isha ende musliman. E gjeta një xhami shumë të vogël në qytetin tim, por aty kishte vetëm disa anëtarë. Përfundova duke fjetur në makinën time disa ditë para se një vëlla që e njihja nga Virxhinia më ftoi të shkoj me të. U zhvendosa në Virxhinia ku isha në gjendje të ndjekë mësimet dhe të jem pjesë e komunitetit si dhe të studiojë thellësisht. Si një musliman i ri pothuajse asgjë nuk mund të zëvendësojë një komunitet aktiv dhe mbështetës që do të lejojë ngritjen dhe mësimin e kësaj rruge të përsosur të jetës. Vëllazëria, si dhe të mësuarit të vazhdueshëm dhe fitimi i njohurive janë koncepte të rëndësishme përmes të cilave përvojat e plotësojnë këtë fe dhe rritjen më afër Zotit.

Që atëherë kam studiuar formalisht dhe tradicionalisht nga shumë dijetarë islam, si dhe kam studiuar edhe fetë krahasuese. Sa më shumë mësoja për fetë e tjera aq më shumë rritej besimi im në Islam, në çdo hap; ndryshe kur kam mësuar pjesët e thella të krishterimit nga i cili besimi im vetëm se dobësohej, në Islam sa më shumë që mësoja besimi im vetëm se po rritej dhe vazhdonte të shfaqte përsosmërinë e fesë së vërtetë të Perëndisë në çdo aspekt. Edhe pse shumica i keqkuptojnë gjërat kur i shohin në mënyrë të izoluar, Islami është sistem i plotë dhe i përsosur ose mënyrë jetese. Ai ofron udhëzime të përsosura në moral, sjellje, natyrën shpirtërore dhe ligjet sociale.

Nëpërmjet përvojave të mia kam vënë re se ka një nevojë të madhe për të bërë një informacion autentik rreth Islamit i cili do të jetë në dispozicion për të gjithë. Kështu menaxhoj një site – FaithChat.com – e cila i është dedikuar kësaj si dhe ju ofron jomuslimaneve hapësirë të mjaftueshme për pyetjet e tyre online. Për muslimanet e rinjë të cilët kanë nevojë të mësojnë konceptet bazë, ne i drejtojmë tek një projekt në partneritet me Jusuf Idris, një mik dhe mësues i hershëm i imi, në NewMuslimAcademy.org e cila ka një komunitet aktiv dhe burime të lira për të mësuar se si të luteni dhe bazat tjera. Zoti ju udhëzoft të gjithve për të ndjekë rrugën e Tij me sinqeritet. Amin.

 

Përktheu: Ferizate Ramadani
Burimi origjinal: hadithoftheday.com
Burimi shqip: www.fejaevertete.com

Must Read