Dënimi i zemrave

Dënimi i zemrave

Ndëshkimi më i rëndë është që i dënuari të mos e ndjejë dënimin, por më e vështirë se kaq është të gëzuarit me dënimin, siç është shembulli i të gëzuarit me pasurinë e ndaluar, ose arritja e gjynaheve. Ai që e përjeton këtë gjendje, nuk ka asnjë mundësi të fitojë diçka prej adhurimit të tij.

Kam parë me kujdes gjendjen e shumicës së dijetarëve dhe zahidëve dhe kam vënë re, se ata përjetojnë dënime pa ndjerë asgjë, ku pjesa më e madhe e këtyre dënimeve vjen si rezultat i dëshirës së madhe për pushtet. Ka disa dijetarë prej këtyre që zemërohen kur dikush ia vë në dukje gabimin e bërë prej tij, apo që mundohet të japë këshilla (vazë) jashtë mundësive, apo që tregohet i thjesht (asked, zahid) me hipokrizi dhe sa për sy e faqe.

Dënimi i tyre i parë është shmangia nga e vërteta duke u angazhuar me krijesat, kurse dënimi i tyre i fshehtë është fshirja e ëmbëlsisë së lutjeve dhe shijes së adhurimit. Përjashtim bëjnë burrat besimtarë dhe gratë besimtare, për shkak të të cilëve Allahu (xh.sh.) ruan tokën, të cilët sillen njësoj si fshehtazi dhe haptazi, madje qëndrojnë më lart se kaq; punët e tyre të fshehta jaë si ato të hapura, madje edhe më lart; vullneti i tyre mbërrin tek yjet, madje edhe më lart; kur njihen nga njerëzit mundohen ta fshehin veten, e nëse i vihen në dukje mirësitë i mohojnë ato.

Kur njerëzit janë në hutim të plotë, ata përshkojnë rrugën e shkretëtirës drejt parajsës. Ata i duan të gjithë njerëzit kudo që ndodhen dhe me ardhjen e tyre gëzohen të gjitha gjithësitë e qiejve.

Burimi:
Libri: “Gjuetia e Meditimeve”
Autor: Ibn Xheuzi

Must Read