BallinaPraktikaFikhuSi duhet agjëruar kur dita është e gjatë apo nuk ka dallim...

Si duhet agjëruar kur dita është e gjatë apo nuk ka dallim dita nga nata gjatë 24 orëve?

Si duhet agjëruar kur dita është e gjatë apo nuk ka dallim dita nga nata gjatë 24 orëve?

Edhe në vendet në të cilat dita është shumë e gjatë por ndarja mes natës dhe ditës është e qartë, agjërimi duhet të bëhet nga syfyri deri në perëndim të diellit. Në rast se agjërimi i tillë e mundon njeriun aq shumë sa t’ia pamundësojë zhvillimin normal të jetës apo i shkakton ndonjë sëmundje, ai e prish agjërimin për arsyen përkatëse dhe duhet ta kompensojë atë.

Sa i përket vendeve në të cilat brenda 24 orëve nuk ka dallim të qartë mes ditës dhe natës, apo disa muaj mund të ketë vetëm ditë e disa muaj vetëm natë (siç ndodhë në disa vende të hemisferës veriore), agjëruesit duhet t’i përmbahen takvimit të vendit më të afërt në të
cilin nata dhe dita janë të ndara brenda 24 orëve.

Burimi:

Autor:       Llokman Hoxha
Titulli:       30 Pyetje rreth agjërimit

Must Read