BallinaPraktikaRamazaniVlerat madhështore që bartin dhjetë netët e fundit të Ramazanit - Ibn...

Vlerat madhështore që bartin dhjetë netët e fundit të Ramazanit – Ibn Uthejmin

Vlerat madhështore që bartin dhjetë netët e fundit të Ramazanit – Ibn Uthejmin

Shejh Muhamed Ibën Salih el Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë:
Të nderuar vëllezêrit e mi!
Tashmë kemi hyrë në dhjetëditshin e fundit të këtij muaji të bekuar, këto netë të fundit ngërthejnë në veten e tyre veçori dhe vlera të mëdha.

I dërguari i Allahut e angazhonte veten e tij në kêto netë të fundit në kryerjen e veprave të mira, e shtonte shumë ibadetin në këto netë, më shumë se në netët e tjera.

Në sahihun e Muslimit, nga Aisheja (radijAllahu anha), tregon se pejgamberi (alejhi selam), jepte mund dhe e angazhonte veten e tij në dhjetshin e fundit më shumë se netët tjera.

Në Sahihun e Buhariut dhe Muslimit, nga Aisheja, radijAllahu anha, tregohet se ka thënë: “Kur hynte dhjetëditëshi i fundit, Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem), e shtrëngonte izarin, falte namaz gjithë natën (e kalonte natën në adhurim) dhe për këtë zgjonte edhe pjesëtarët e familjes.”

Në musnedin e Imam Ahmedit, transmetohet se Aisheja, radijAllahu anha, ka thënë: “I dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem), njëzetëditëshin e parë të Ramazanit e pêrizente gjumin me namaz (falej natën por edhe flente një pjesë të saj). Ndërsa, në dhjetëditëshin e fundit e shtrëngonte izarin dhe e kalonte tërë natën në namaz.”

Këto hadithe na mësojnë se këto dhjetë netë të fundit kanë vlera të mëdha, dhe muslimani duhet të angazhohet më shumë se në netët e tjera të Ramazanit.
Nuk duhet të anashkalojë muslimani edhe familjën e tij nga angazhimi i tyre pêr ibadet, duke i këshilluar që edhe ata të kalojnë pjesën e madhe të kohës në ibadet, ngase një gjë të tillë e vepronte edhe i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem.

Në këto dhjetë netë të fundit është edhe nata e kadrit, e cila është më me vlerë (më e mirë) se njëmijë muaj. Kush e kalon këtë natë në adhurim me bindje dhe shpresë tek Allahu, atij do t’i falen mëkatet e vepruara më parë.

I dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kush falet (e kalon natën në adhurim) në natën e kadrit me bindje (iman) dhe shpresë (duke llogarit në shpërblimin e Allahut) do t’i falen mëkatet e vepruara më parë (të kaluarat)”. (Mutefekun alejhi)

“Nate e kadrit është më me vlerë sesa njëmijë muaj.” (El Kadr: 3).

Përpos këtyre vlerave që u cekën më lartë, në këtë natë zbresin nga qielli edhe krijesat e Allahut, melaiket.

“Engjëjt dhe Xhibrili, me lejen e Zotit të tyre, zbresin në të, për të zbatuar (të gjitha) urdhërat e Zotit.” (El Kadr: 4).

Muslimani në këtë natë duhet t’i shpeshtojë edhe lutjet e tij.

Transmetohet se Aisheja (radijAllahu anha), ka thënë: Thash: O i dërguar i Allahut, nêse e arrijë natën e kadrit, çfarë duhet të them (lutem)? Thuaj: “O Allahu im, Ti je Falës, e do faljen, më falë mua.” (Tirmidhiu).

Gjithashtu, ky dhjetëditësh i fundit, karakterizohet edhe me hyrjen në Itikaf:
Në sahihun e Buhariut dhe Muslimit, transmetohet se Ibën Omeri, radijAllahu anhuma, ka thënë:
“I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem), hynte në Itikaf në dhjetêditêshin e fundit të Ramazanit.”

Ky hadith, është argument për lejueshmërinë e Itikafit në Islam. Itikaf, dmth: “Izolimi në xhami me qëllim afrimin tek Allahu.”
Itikafi nuk është obligim, por është adhurim vullnetarë (nafile).

Ibën Kajimi, rahimehullah, e sqaron arsyen e Itikafit dhe qëllimin e tij në Islam: “Itikafi u bê legjitim në sheriatin islam që zemra e njeriut të shkëputet nga dunjaja e krijesat dhe t’i drejtohet vetëm Allahut e ta lidh zemrën e tij me Allahun. Ta mbush zemrën me adhurim dhe dashuri ndaj Krijuesit të Tij.
Ta ndjejë dhe shijoj kënaqësinë e adhurimit të cilin e bënë gjatë Itikafit, dhe ky është një nga qëllimet më madhore të Itikafit.”

Burimi: https://ibnuthejmin.com

Must Read