“BETEJA E BEDRIT” – SIMBOLI I FITORES NDAJ VETVETES DHE TË TJERËVE
Lufta në Bedër simbolizon luftën ndërmjet besimit dhe kufrit, të vërtetës dhe humbjes, kualitetit dhe kuantitetit, fuqisë së vërtetë dhe fuqisë fiktive. Kjo bejetë ka treguar se me besim të fortë në All-llahun xh.sh. si Dhënës i vetëm i fitores, mund të arrihen rezultate të papritura dhe të mundësh armikun shumë më të fuqishëm, më të
përgatitur dhe me numër më të madh.
Ramazani nuk është muaj vetëm i agjërimit dhe i ibadetit. Ai është muaj i fitores. Para së gjithash, i fitores ndaj vetvetes e pastaj ndaj të tjerëve. Për këtë, All-llahu xh.sh. thotë: “All-llahu u ndihmoi juve në Bedër kur ju ishit pak në numër, e për të qenë mirënjohës, keni frikë nga Zoti.” 10
Pas luftës trembëdhjetë vjeçare me vetveten, pas tejkalimit të shumë pengesave dhe sprovave të rënda, përjetimit të torturave dhe nënçmimeve të egra, kalitjes në Meken e nxehtë, vjen ëmbëlsira e Ramazanit. Mirëpo, me të vjen edhe ëmbëlsira e parë e fitores. Mirëpo, deri te ajo fitore nuk do të mund të vinte deri sa nuk vinte deri te fitorja në shpirtin e njeriut dhe në planin e jetës reale. Kur të çlirohet nefsi nga vetvetja, nga dëshirat dhe epshet e tij, nga ndytësirat dhe urrejtjet e tij, nga prangat dhe zinxhirët e tij, kur të ngutet në prehërin e mëshirës dhe faljes së All-llahut dhe gjithçka ia lë në dorë Atij, atëherë ai do të çlirohet nga të gjitha ngarkesat dhe mundimet, dhe siç thotë Sejjid Kutubi, vjen deri te fitorja: fitorja e vërtetë!11
Kjo fitore nuk ka mundur të përjetohet në fillim të islamit. Kjo ka ndodhur në ditën e 17 të muajit të Ramazanit, në vitin e dytë të Hixhrit, gjegjësisht në vitin 624 sipas Isaut a.s. Kjo edhe ka mundur të ndodhë pas një mundi aq të madh, pune dhe edukimi të vetvetes, shpirtit dhe trupit të vetvetes, edhe atë në muajin e faljes, mëshirës dhe bamirësisë, në muajin në të cilin shpirti çlirohet nga të gjitha prangat të cilat nuk i lejojnë një fluturim aq madhështor dhe aq hov dhe goditje të fortë.
10 Kur’ani: Ali Imran, 123.
11 Shih: Nën hijen e Kur’anit (U okrilju Kur’ana), 4/56
Burimi: RAMAZANI DHE NAMAZI ITERAVIVE NË DRITËN E
MEDHHEBIT HANEFI
Doc. Dr. Shefik Kurdiq
Botuar nga: SHB SIRA