BallinaPraktikaRamazaniErdhi fundi i Ramazanit

Erdhi fundi i Ramazanit

Erdhi fundi i Ramazanit
Maratonit ramadanesk po i vjen fundi…Ja melaiket e Allahut zbresin në Natën e Kadrit…Gëzim nga shikimi i garuesve seriozë…
Ja xhenneti është zbukuruar dhe i janë hapur dyert…Ja dera Rejjan është hapur krahë më krahë duke pritur ata që do të arrijnë tek ajo…
Ramazani, siç e përshkruan Hasan Basriu, është fushë garimi, me konkretisht:
“إن الله جعل شهر رمضان مضمارا لخلقه يستبقون فيه بطاعته إلى مرضاته فسبق قوم ففازوا وتخلف آخرون فخابوا  فالعجب من اللاعب الضاحك فى اليوم الذى يفوز فيه المحسنون ويخسر فيه المبطلون
Allahu muajin e Ramazanit e bëri fushë garimi për krijesat e Tij, ku garojnë me adhurimet për Të për tek kënaqësia e Tij. Një grup njerëzish garuan dhe fituan ndërsa disa të tjerë mbetën mbrapa dhe humbën, por, çudi me lozonjarin, i cili qesh në ditën kur fitojnë bamirësit dhe humbin keqbërësit.”
Aliu, Allahu qofte i kënaqur më të, në fund të maratonit, (natën e fundit të Ramazanit) dilte dhe nxiste garuesit duke iu thënë:
“Ah sikur ta dija se kush ka fituar e ta përgëzonim dhe kush ka humbur e ta ngushëllonim.”
Edhe Ibni Mes’udi, përkthyesi dhe komentatori i famshëm i Kur’anit thoshte pikërisht kështu:
“من هذا المقبول منا فنهنيه ومن ها المحروم منا فنعزيه
Kush ka fituar e ta përgëzojmë dhe kush ka humbur e ta ngushëllojmë”.
O ti që të janë pranuar veprat! Lum për ty!
O ti që të janë refuzuar veprat! Mjere për ty!
Garues të nderuar!
Le ta japim mundon tonë maksimal që të jemi në karvanin e të mirëve ngase nuk ka mbetur shumë kohë për tu menduar. Mos harroni se mësimi merret nga fundi i veprës e jo nga fillimi dhe veprat llogariten ashtu siç përfundojnë në fund.
Fundi i maratonit është Istigfar-kërkim të faljes sëmëkateve!
Këtë gjë e kishte kuptuar mirë Halifeja i drejte Omer b. Abdul Aziz, i cili në fund të Ramazanit iu kishte shkruar letër të gjithë mëkëmbësve të tij që Ramazanin ta përfundonin me kërkim të faljes së mëkateve-istigfar dhe me lëmoshë.
Në shkresën e tij, në mes tjerash, shkruante edhe kjo:
“Thuani siç ka thënë babai juaj Ademi:
ربنا ظلمنا أنفسنا وإن لم تغفر لنا وترحمنا لنكونن من الخاسرين
Zoti ynë, ne i bëmë të padrejtë ( dëmtuam) vetvetes sonë, në qoftë se nuk na falë dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi prej të shkatërruarve!”. (A’raf, 23)
Thuani siç ka thënë Nuhu, alejhi’ selam:
وإلا تغفر لى وترحمنى أكن من الخاسرين
…e në qoftë se nuk më fal mua dhe nuk më mëshiron Ti, do të jem i humbur!”. (Hud, 47)
Thuani siç ka thënë Ibrahimi, alejhi’s selam:
والذى أطمع أن يغفر لى خطيئتى يوم الدين
Ai tek i cili kam shpresë se do t’i m’i falë mëkatet e mia në ditën e gjykimit”. (Shuara, 82)
Thuani siç ka thënë Musai, alejhi’s selam:
رب إنى ظلمت نفسى فاغفر لى فغفر له إنه هو الغفور الرحيم
“Zoti im, unë e ngarkova veten e Ti më fal mua!” Dhe Ai ia fali, se Ai është që fal shumë, është mëshirues”. (Kasas, 16)
Thuani siç ka thënë Junusi, alejhi’s selam:
لا إله إلا أنت سبحانك إنى كنت من الظالمين
Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejt vetes!”“.(Enbija, 87)
Hasani thoshte:
“أكثروا من الاستغفار فإنكم لا تدرون متى تنزل الرحمة
Shpeshtojeni istigfarin ngase ju nuk e dini se kur zbret mëshira”.
Llukmani e këshillonte të birin:
يابنى عود لسانك الاستغفار فإن لله ساعات لا يرد فيهن سائلا
O biri im! Beja shprehi vetes istigfarin ngase Allahu ka caktuar kohë, në të cilat nuk e refuzon lutësin”.
Le ta shpeshtojmë thënien, me të cilën e kënaqim Zotin tonë:
لا إله هو إلا هو الغفور الرحيم
Nuk ka zot përveç Tij, Ai është Falës dhe Mëshirues!”.
Ejani te kërkojmë falje dhe të pendohemi!
Garues të nderuar!
Maratonit edhe pak e do t’i vjen fundi. Kush ka bërë mirë prej jush le t’i plotësojë të mirat ndërsa kush ka bërë lëshime le t’i përmbyll ato me ndonjë vepër të mirë ngase vepra llogaritet në bazë të asaj që përfundon. Pra tregohuni të zellshëm në këto ditë që kanë mbetur dhe bëjeni ndonjë vepër të mirë, që do të dëshmojë për ju tek Allahu i Madhëruar dhe në fund, përshëndeteni Ramazanin me përshëndetjet më të ngrohta dhe më të sinqerta!
Para fundit një qëndrim llogaritës:
Kush prej nesh nuk ndien dhimbje në momentet e ndarjes?!
Kujt nuk i lëndohen ndjenjat gjatë mungesës së të dashurit?!
Me lotët te gëzimit te kemi pritur o Ramazan ndërsa tani me lot te ndikimit tënd ne shpirtrat tone te përcjellim duke ndier shume keqardhje për çdo lëshim që kemi bërë!!!
Vëllezër garues!
Derisa jemi duke ia thënë lamtumirën maratonit të përkujtojmë se Ramazani erdhi dhe tani po shkon, ka mbyllur defterët e tij, ka përfunduar llogaritë e tij andaj çdonjëri prej nesh le të ndalet dhe ta llogaris veten:
Si e kam pritur mysafirin?
A e kam ushqyer fqiun, a i kam shkuar vëllait dhe a e kam vizituar te sëmurin?
A e kam ushqyer ndonjë agjërues?
A i kam ndihmuar ndonjë njeriu, që i është bërë padrejtësi?
A kam lëmuar kokën e ndonjë jetimi dhe a kam strehuar ndonjë të tillë?
A më ka rënë të takohem me ndonjë të humbur e të mundohem ta udhëzoj në rrugë të drejtë?
A kam ngushëlluar ndonjë të goditur me fatkeqësi dhe a jam munduar të fus gëzim në shpirtin e tij?
A kam pajtuar njerëzit në mes vete?
A kam përkujtuar vëllezërit e mi muxhahedinë dhe a iu kam rezervuar diç nga fitimi im ndoshta Allahu me të thyen qafat e armiqve?
A kam qene bamirës ndaj prindërve, a i kam mbajtur lidhjet familjare, a kam nderuar mësuesin dhe a kam ruajtur nderin e vëllait?
Loti i ndarjes
Sa bukur është ta përfundojmë këtë muaj duke betuar së bashku me Ibni Rexhebin Ramazanin që të jetë i butë me ne:
Ramazan bëhu i butë me ne
Ngase lotët e të dashurve janë duke u derdhë
Zemrat e tyre nga dhimbja e ndarjes bëhen të mëshirshme
Ka shpresa që kjo ndarje ta shuaje zjarrin e mallit që djeg
Ka shpresa që një moment pendimi dhe braktisje mëkati të largoj nga agjërimi çdo gjë që djeg
Ka shpresa që dembeli t’i bashkohet karvanit te vepërmirëve
Ka shpresa që robi i mëkateve të lirohet
Ka shpresa që njeriu nga zjarri të lirohet
Ka shpresa që mëshira e Allahut mëkatarin e udhëzon
Andaj bëhu i butë me ne o Ramazan!
Andaj bëhu i butë me ne o Ramazan!
Andaj bëhu i butë me ne o Ramazan!
Dr. Amr Shejh
Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami
25 Ramazan 1427 (18 tetor 2006, e mërkurë)
Burimi: www.denana.com
Vushtrri, Kosovë

Must Read