A thua më do Allahu?
Thotë shejh Alij et Tantavij, Allahu e mëshiroftë!
Më ka mahnitur kjo pyetje!
Mendova dhe e pash se dashuria e Allahut për robin ndodhë për disa shkaqe dhe cilësi të cilat i ka përmendur në librin e Tij fisnik…
Me vete i kujtova ato, ashtu që ta paraqes vetën time tek ato, a thua vall do të gjej përgjigjen e duhur…
Pash se Allahu i do të “Devotshmit”
Por nuk gjeta guxim ta llogaris vetën time prej tyre…!
Pash se Allahu i do “Durimtarët”
Kujtova durimin tim të mangët…!
Pash se Allahu i do “Muxhahidët” (ata që përpjeken për punë të mira)
Kujtova përtacin dhe mosangazhimin tim…!
Atëher u ndala së hulumtuari; nga friga se ndoshta spo gjej asgjë në vetën time për të cilën më do Allahu!
Shpalosa punët e mija, pash se shumica e tyre janë të përziera me mangësi, neglizhim dhe mëkate, por papritmas mu kujtua fjala e Allahut të lartësuar: “Vërtet Allahu i do ata që pendohen fort (për gjynahet) dhe ata që pastrohen”
Tani kuptova sikur ky ajet të ketë zbrit për mua dhe të ngjashmin me mua, dhe menjëher fillova të them:
Estagfirullahe ve etubu ilejhi!
Kërkoj falje nga Allahu, dhe tek Ai kthehem i penduar!