Mos u frikëso, se ti do të fitosh!
Mos ki frikë askënd prej njerëzve pasi ti je në të vërtetën. Kujto Musain alejhis-selam, kur magjistarët qëndruan para tij për ta sfiduar me magji: “Atëherë Musai ndjeu frikë në vetvete.” (Taha, 67)
Por erdhi thirrja hyjnore nga Sunduesi i Lartësuar:“Ne i thamë: “Mos u frikëso, se në të vërtetë ti do të fitosh!” (Taha,68).
Mos u frikëso, se në të vërtetë, ti do të fitosh! Me ty është e vërteta, kurse me ta gënjeshtra.
Me ty është besimi, ndërsa me ta është e pavërteta.
Me ty është ndihma e Allahut të Lartësuar.
Ti je ithtar i së vërtetës, i besimit dhe i nënshtrimit; mbështetu tek Allahu i Lartësuar, mos ki frikë askënd. Kujto përsëri fjalën e Allahut të Lartësuar: “Mos u frikëso, se në të vërtetë ti do të fitosh!”
Përktheu dhe përshtati: Ulvi Fejzullahu