SIKUR HUTBES SË XHUMASË T’I KUSHTONIM MË SHUMË RËNDËSI
A iu ka shkuar ndonjëherë ndërmend se sa e rëndësishme është hutbeja?
A keni menduar ndonjëherë se sa shumë do të mund të avanconim si ummet sikur hutben ta merrnim me më shumë seriozitet?
Do të ofroj dy fakte të rëndësishme, të cilat besoj se janë të mjaftueshme për ta parë se sa madhështorë mund të jetë hutbeja nëse veç i kushtojmë rëndësi:
1. Hutbeja është mbase ligjërata e vetme, dëgjimi i të cilës kushtëzohet të jetë me abdes, me përkushtim dhe vigjilencë. Ajo që dëgjon është adhurim, ajo që kumton prej saj tek të tjerët, është adhurim po kështu.
2. Sipas një kalkulimi të përafërt, nëse do të llogarisnim kohën që marrin të gjitha xhumatë e një jave në tërë globin, atëherë i bie të jetë hiq më pak se 15 vite (http://www.manaratweb.com/).
Paramendoni, për një ditë të vetme, ummeti mund të mbajë leksione dhe mësime sa mbahen për 15 vite. E tash, ndaluni dhe meditoni, sikur këto hutbe të ishin të një niveli të lartë, çfarë mrekulli do të shkaktonin!
E lus Allahun të na vetëdijësojë për detyrën tonë dhe të na mundësojë të jemi të dobishëm për këtë fe dhe këta besimtarë!
Burimi:
Hoxhë Sedat Islami
sedatislami.com