Fale namazin që ta fitosh Xhenetin!
AJET KURANOR
Allahu i Madhërishëm thotë: “Me të vërtetë, Unë jam Allahu, s’ka zot tjetër përveç Meje, prandaj, vetëm Mua më adhuro dhe kryej faljen për të më kujtuar Mua!” (Kurani, 20:14)
THËNIE PROFETIKE
I Dërguari i Allahut, Muhamedi (alejhi selatu ue selam) ,ka thënë: “Allahu ia ka bërë detyrë Vetes të fusë në Xhenet këdo që beson në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij, që e fal namazin dhe e agjëron Ramazanin.” [E SHËNON BUHARIU.]
URTËSI
Ibn Kajimi ka thënë: “Fshehtësia, shpirti dhe thelbi i namazit qëndron në kthimin e robit drejt Allahut me
tërë qenien e tij. Ashtu siç nuk bën që robi teksa është në namaz ta largojë fytyrën nga kibla e ta kthejë në ndonjë anë tjetër, po ashtu nuk bën që ta kthejë zemrën nga dikush tjetër pos Allahut.”
DILEMË
Kam turp të falem (!)
Ai që meriton më së shumti të kemi turp prej Tij pa dyshim që është Zoti ynë, i Cili na ka premtuar se, po qe se e falim namazin, do të na fusë në Xhenet, ku ka gjëra që syri s’i ka parë, veshi s’i ka dëgjuar e as që mund t’i marrë me mend dikush. Rrjedhimisht, ne duhet të turpërohemi nga Krijuesi ynë dhe ta falim namazin. Së këndejmi, në mes tjerash, turpemadh është pikërisht ai që s’falet.
KËSHILLË
Falu, që ta fitosh Xhenetin dhe të shpëtosh nga Zjarri!
Burimi:
Libri “Për ty që (s’)falesh”
Autor: Jusuf Hilmi Kastrati
Boton: Shembulli