Nëse po e kërkon lumturinë e vërtetë, adresa është falja e pesë namazeve të detyrueshme ditore
AJET KURANOR
Allahu i Madhërishëm thotë: “Në qoftë se do të kryeni namazin, do të jepni zekatin, do të besoni të dërguarit e Mi, do t’i ndihmoni ata dhe do t’i jepni vullnetarisht hua Allahut, atëherë, patjetër që Unë do t’jua shlyej gjynahet dhe do t’ju shpie në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj.” (Kurani, 5:12)
THËNIE PROFETIKE
Një njeri e kishte pyetur të Dërguarin e Allahut صلى الله عليه وسلم duke i thënë: “Në qoftë se unë i fal namazet e detyrueshme, e agjëroj Ramazanin, hallallin e quaj hallall e haramin haram dhe nuk shtoj asgjë tjetër, a do të hyj në Xhenet? I Dërguari i tha: “Po.” [E SHËNON MUSLIMI.]
URTËSI
Ibn Kajimi thoshte: “Aq sa kthehet robi nga Allahu në namazin e tij, po aq kthehet Allahu nga ai. E, nëse robi ia kthen shpinën Allahut, edhe Ai do t’ia kthejë shpinën atij.”
DILEMË
Namazi më privon nga kënaqësitë e kësaj bote (!)
Kur është fjala për gjërat e lejuara, që janë kënaqësi të vërteta e jo të rreme, namazi nuk e pengon njeriun nga asnjëra prej tyre. Madje, në të vërtetë, askush nuk mund ta arrijë kënaqësinë e vërtetë pa e falur namazin.
KËSHILLË
Nëse po e kërkon lumturinë e vërtetë, adresa është falja e pesë namazeve të detyrueshme ditore, sepse namazi është sinonim i kënaqësisë dhe ekstazës shpirtërore.