BallinaARTIKUJGruaja dhe FamiljaBASHKËPUNIMI ME FËMIJËT DOMOSDOSHMËRI PËR EDUKIMIN E TYRE

BASHKËPUNIMI ME FËMIJËT DOMOSDOSHMËRI PËR EDUKIMIN E TYRE

BASHKËPUNIMI ME FËMIJËT ART ME BAZAMENT

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut të vetëm, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi profetin pas të cilit s’ka më profet, mbi profetin tonë Muhamed, mbi familjen dhe të gjithë shokët e tij.

Bashkëpunimi me fëmijët është art i cili shumë prej nënave dhe baballarëve u duket i vështirë e shumë prej tyre pyesin për mënyra serioze dhe të dobishme për të bashkëpunuar me fëmijët e tyre.

Me thënë të drejtën, fëmija e ndjen veten e tij sipas informacioneve që merr nga ty. Nëse ti e bën që të ndjehet se ai është “fëmijë i mirë” e ndjen dashurinë tënde edhe ai do të mendojë për veten e tij se është njeri i mirë e i nderuar dhe se ai ka rëndësi të madhe në këtë botë. Ndërsa, nëse nuk ke durim në bashkëpunimin me të, e bën të ndjehet se ai është “fëmijë jo i mirë”, gjithmonë duke e akuzuar e duke e kritikuar do të rritet në një ambient të tillë, do të ketë mendim negativ për vetveten. Përfundon çështja ose në humbje dhe nivel të ulët, ose në shthurje e mosbindje.

Mësoja ku është problemi?

Nëse shikon prej fëmijës tënd të bëjë ndonjë gjë e cila nuk të pëlqen apo ndonjë punë jo të mirë, sqaroja se problemi nuk është në të si person, por në veprimin e kryer.

Thuaji: “Veprimi i kryer ishte jo i mirë” në vend që t;i thuash: “Ti je fëmijë jo i mirë”. Thuaji: “U solle me vëllanë apo motrën shumë ashpër” në vend që t’i thuash: “Je fëmijë shumë i vrazhdë”.

Shmangi përpjekjet e nxehta

Është me rëndësi ta dinë prindërit se si të përgjigjen me mençuri dhe zgjuarsi në një anë me ndjenjat e fëmijës. Prandaj, asnjëherë përpjekje të nxehta qoftë me fjalë apo me rrahje, as ndarje ndërmjet nënës dhe fëmijës së saj, por gjithmonë me mençuri duke ia bërë të ditur se ajo çka tha është fjalë e keqe, e papranueshme dhe se as t’i nuk do ta dëshiroje një fjalë të tillë për veten.

E kjo nuk do të thotë që prindërit ta lënë fëmijën të bëjë ç’të dojë, përkundrazi, patjetër duhet të ketë rregulla të caktuara ku të sqarohet rruga e saktë. Psh. Fëmija ka të drejtë ta shfaqë zemërimin e tij me të qarë apo me fjalë, ama të thyejë e të përplasë mjetet e shtëpisë apo të rrahë vëllezërit apo motrat e tij, e refuzojmë në mënyrë të prerë.

Duaje fëmijën tënd por me mençuri

Nuk ka mundësi që fëmija të edukohet pa dashuri. Fëmija e cila gjen tek edukuesi i tij ngrohtësi, dashuri e kujdesie, bëhet shumë i lidhur me të dhe e dëgjon atë me mendje e me zemër. Prandaj duhet që prindërit të kujdesen në dashurinë ndaj fëmijëve, mos të bëjnë ato punë të cilat me kryerjen e saj fëmija do ta urrente prindin, si: përbuzja, dënimi, rrahja e herë pas hershme, mosinteresimi, presioni, apo mos kryerja e kërkesave të tyre normale. Nëse nëna është e detyrueshme ndonjëherë ta rrahë fëmijën, të ketë shumë kujdes në rrahje, mos ta teprojë në mënyrë që të mos dalë nga zemra e fëmijës dashuria ndaj saj, pa të cilin është e pamundur edukimi i tij. E kjo nuk do të thotë se dashuria ndaj fëmijës e lejon atë të veprojë jashtë rregullave në shtëpi apo në shkollë, të veprojë ç’të dojë pa farë rregullash, kësaj nuk i thonë dashuri, por kjo është dobësim dhe prishje. P.sh.: dashuria e Pejgamberit alejhi selam ndaj shokëve të tij nuk e pengoi atë që t’i urdhëronte ata në kryerjen e detyrave, apo udhëheqjen e tyre në fushat e betejave. E as në zbatimin e dënimit e atij që kishte dalë nga rregullat e sheriatit edhe sikur të ishte personi më i dashur tek Ai salallahu alejhi ue selem. Në të njëjtën kohë, kjo mënyrë nuk i bëri shokët e pejgamberit salallahu alejhi ue selem që ta urrenin atë, por përkundrazi dashuria ndaj tij dita ditës shtohej edhe më shumë.

Respektoje bashkëshortin tënd

Ka nevojë babai në mënyrë që të formojë shoqëri me fëmijët e tij, për ngrohtësi dhe respekt nga bashkëshortja e tij. Bashkëshorte e mirë është ajo e cila në çdo moment e ngre para syve të fëmijëve pamjen e babait të tyre, i drejton ata nga respektimi dhe dashuria ndaj tij. Gjithashtu, u flet atyre për cilësitë e mira që ai posedon. I thotë fëmijës se kjo cilësi është e mirë e kënaq Allahun dhe babanë tënd, ose largohu nga ky ves se e mërzit Allahun dhe gjithashtu babanë.

Dhurata.. sado pak qoftë

Nëse do që të zësh shoqëri me fëmijën tënd, duhet që patjetër ta dish se goja e tij rri më shumë zgjuar sesa mendja dhe se kutia me gjëra të ëmbla është më e dashur për të se një libër i ri. Rrobat e rrudhosura janë më të dashura për të sesa fjalët pa punë. Pra, baba i zgjuar është ai i cili futet në shtëpi me duar plot, sado pak qoftë; p.sh.: një karamele, një dhuratë të vogël, një lodër të bukur etj. Ta kini parasysh gjithmonë se në këtë botë ka disa gjëra të cilat në sytë tanë janë ëndrra, ndërsa tek fëmijët realitet. Nuk do ta shijojmë shoqërimin me ta vetëm atëherë kur ta shikojmë dynjanë me sytë e tyre.

Dëgjoje fëmijën tënd

Nëse ndonjë ditë vjen fëmija e fillon të tregon për diçka që ka ndodhur në shkollë, mos e rrih për ndonjë gabim që mund të ketë bërë në këtë tregim. Tregimi i asaj çka ndodhi në shkollë në këto momente është më i rëndësishëm për të, se çdo gjë tjetër që të shkon mendja ty. Ai do me të shfaqur ty gëzimin në rastin e dorëzimit të “fletëlavdërimit” apo diçka tjetër të gëzueshme për të. Ji shumë e vëmendshme në momentin kur ai të tregon për rezultatin e mirë që arriti në një provim, jepi kurajë që të arrijë edhe më shumë se kaq, e në asnjë mënyrë mos e bëj të ndjehet se ti nuk po e dëgjon, apo je e zënë me punë.

Nëse fëmija vjen ndonjë ditë nga shkolla e të ankohet duke të thënë se: “Filan nxënës më rrahu në shkollë” ti i përgjigjesh me thënien: “a je i sigurt ti se nuk fillove ti i pari?” dije se me të vërtetë e mbylle derën e bisedës me fëmijën tënd. E ti në këtë rast në sytë e fëmijës tënd shndërrohesh nga një shok i ngushtë në hetues apo gjykatës i cili posedon shpërblimin e dënimin. Mundet që të mendojë gjithashtu se ti je hetues zullumqar i cili kërkon të akuzuarin dhe kërkon patjetër të zbulojë viktimën. Prandaj, nëse vjen fëmija e të ankohet për diçka fillimisht dëgjoje me vëmendje, duke e vazhduar bisedën, pa dalë nga biseda për shkak të hetimit të diçkaje që mund të ketë në ngjarje.

Përkëdheli fëmijët

Pejgamberi salallahu alejhi ue selem i përkëdhelte dhe lozte me fëmijët. Për këtë kemi shembuj të ndryshëm me nipërit e tij dhe me fëmijët e sahabeve radiallahu anhum.

Eshtë transmetuar nga Ebu Hurejra se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem e puthi Hasanin të birin e Aliut në prezencë të Akra’ bin Habis et-Temimi (sahabij), i cili i tha: “Unë kam 10 fëmijë, nuk kam puth asnjë prej tyre”. E shikoi i dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem e i tha: “Ai i cili nuk mëshiron nuk mëshirohet”. (Mutefekun alejhi)

Gjithashtu, i dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem i përkëdhelte fëmijët duke u fërkuar kokën. Fëmija në fërkimin e kokës ndjen ngrohtësi dhe dashuri. Nga Abdullah bin Xha’fer ka thënë se më fërkoi kokën time i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem dhe tha: “O Allah, zëvendësoje Xhaferin me djalin e tij.” (Transmetoi Hakim)

Gjithashtu, Pejgamberi salallahu alejhi ue selem i përkëdhelte fëmijët duke u ledhatuar faqet. Siç është transmetuar në librin e saktë të Muslimit nga Xhabir bin Semreh i cili ka thënë: “U fala me të Dërguarin e Allahut salallahu alejhi ue selem, pastaj doli tek familja e tij, ku dola edhe unë me të, takoi dy djem të cilët i përkëdheli duke u ledhatuar faqet të dyve”.

Ka transmetuar Nesai se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem kur shkonte për vizitë tek ensarët i përshëndeste fëmijët e tyre e u fërkonte kokat e tyre.

Lëri fëmijës pak liri

Gjëja më e keqe që përdorim ne edukuesit dhe mësuesit – siç ka thënë një edukues – është kontrolli i pandarë i cili e mërzit fëmijën dhe e mbingarkon atë. Prandaj, lëri fëmijës një sipërfaqe të lirë ku mund sillet si të dojë, gjithashtu bëja të ditur se kjo sipërfaqe lirie nuk do të funksionojë nëse nuk e shfrytëzon sikur duhet. Mos i bëj kontroll e as mos i qëndro mbi kokë… vetëm nëse thyen rregullat e sistemit, në këtë moment bëja të ditur se je nën kontroll. Fëmija ndjehet shumë i fortë e është i gatshëm të luftojë për hir të lirisë së tij. Pra, ai lufton me qëllim që ta lërë babai ta përdorë zemrën ashtu sikur ai do… lufton për hir të mosdorëzimit në veshjen e çorapeve në mënyrë të saktë… E vërteta është se fëmija nuk ka nevojë për të gjitha këto, nëse ngrohtësia dhe dashuria ia kanë mbushur jetën, në vend të kontrollit të pandarë të mbillet në të besimi. Ka nevojë që të mësojë çdo të re pa ia bërë të urryer atë…

Me një fjalë: “Mos i bëj shpatullat e fëmijës tënd fushë sporti, topi i të cilit është meraku i tepërt”.

Urdhra të prera… por me mençuri

Duhet që t’i jepen fëmijës urdhra të prera, por në të njëjtën kohë kërkohet prej prindërve që dialekti i këtyre urdhrave të prera të jetë në mënyrë ndihmues. P.sh:. nëse fëmija e ka shtruar dyshemenë e dhomës së tij me lodra, mundet që nëna ti thotë: “Hajdeni t’i mbledhim lodrat bashkë”, e cila fillon e para në mbledhjen e lodrave, ku patjetër edhe fëmija do të fillojë të mbledhë me të. Në shumë raste e shikojmë fëmijën të jetë i padëgjueshëm, ndoshta edhe qan e çirret kur nëna e tij kërkon në mënyrë të prerë e kërcënuese që të shkojë të lajë duart apo të shkojë në banjë. E kundërta ndodh nëse fëmija i dëgjon urdhrat me dialekt të butë, çohet i zbaton ato shpejt e në qetësi. Sa më shumë që të shtohet kërkimi i diçkaje nga fëmija aq më shumë edhe atij i shtohet dëshira për moskryerje të këtij urdhri.

Disa baballarë krenohen me fëmijët e tyre të cilët i zbatojnë urdhrat e tyre vazhdimisht, e nuk bëjnë asgjë për të cilën nuk janë urdhëruar ta bëjnë. E disa të tjerë bashkëpunojnë me fëmijët e tyre sikur të ishte pronë private e tyre e jo se edhe ata janë krijesë. Ndërsa disa të tretë i ngarkojnë fëmijët jashtë mundësive të tyre, u dorëzojnë përgjegjësi të cilën ata nuk mund ta kryejnë. Të tria këto raste janë gabim dhe dalje jashtë rregullit të këtij shembulli: “Më e mira çështje është mesatarja”.

Pakësoni kritikat

Kushtojini vëmendje, o ju nëna dhe ju baballarë, pakësimit të kritikave automatike e jo të domosdoshme, gjithashtu edhe pakësimin e kontrollit të tepërt mbi fëmijët. Fëmija nuk është mjet të cilin mund ta drejtosh si të duash. Ka edhe ai mendimet e veta në drejtimin e çështjeve të tij personale. E pse ta pengojmë që të shijojë edhe ai shijen e të menduarit?

Në shumë raste shumë pyetje e shumë urdhra i drejtohen fëmijës: “Pse qesh kështu? Pse ecën kështu? Nxirri fjalët me shqiptim të rregullt… mos loz me flokët… shko e laj dhëmbët”. Të gjitha këto mund të kenë veprim të kundërt tek fëmija, mund t’i sjellin atij gjendje shqetësimi, ose humbjen e mbështetjes në vetvete. Në më të shumtën e rasteve kjo gjendje u ndodh fëmijëve të parë, nga kujdesi i tepërt i prindërve e nga kontrolli i ngarkuar. Pastaj me ardhjen e fëmijës së dytë e kuptojnë prindërit se kanë mësuar diçka nga fëmija e parë dhe se duhet t’i japin me shumë liri fëmijës së dytë. Kështu që fillojnë e sillen me fëmijën e dytë ndryshe nga i pari.

Kërkohet prej nënës që të mbjellë tek fëmija zakonin e të diskutuarit. T’i bëjë disa pyetje e ta shikojë se si do të përgjigjet, gjithashtu t’i mësojë fëmijës mosngritjen e zërit gjatë bisedës, mos shkëputjen e fjalëve të të tjerëve në mes të diskutimit etj.

Ta pyesë p.sh.: “Çfarë do të bëje nëse do të shikoje vëllanë tënd të grindej me shokun e tij? Çfarë do të bëje nëse do të shikoje në rrugë fëmijë të plagosur?” Fëmijët të cilët nuk u flasin vazhdimisht prindërit e tyre rriten me personalitet të dobët nga ata të cilët prindërit e tyre i mësojnë se si të diskutojë dialog të qetë.

Veprimet e fëmijës nga veprimet e tua

Nëse babai bërtet e thotë se lodhet shumë, e nuk gjen asgjë përbri kësaj lodhje, dhe se atij i është bërë padrejtësi në këtë botë, e gjithë kjo futet në mendje të djalit se burri është viktimë e gruas dhe se është më mirë të mos martohet fare.

Gjithashtu, nëse nëna bërtet e thotë se burri është krijesa e vetme e cila kënaqet në këtë botë dhe se ai e shfrytëzon femrën nga çdo drejtim, mbas kësaj vajza e saj e vogël fillon e i urren burrat dhe nuk i respekton ata, prandaj e gjen atë t’i shmanget martesës në moshën madhore. Ai djalë i cili e shikon babanë e tij të sillet me nënën me rreptësi, mendon se kjo është mënyra e cila duhet të sillet burri me gruan. Gjithashtu, edhe vajza nëse e shikon nënën e cila e ngre zërin kur flet me bashkëshortin e saj dhe sillet keq me të, skalitet në tru të saj se kjo është mënyra e saktë me të cilën duhet të sillemi me burrat.

Me një fjalë, duhet që të jetë sjellja e prindërve me fëmijët e tyre e bazuar mbi baza të palëvizshme. Dhe në fund mos e kritiko fëmijën për ndonjë gjë sot, kur ti ishe ai i cili ia mësove dje.

Marrë nga Islamway.com
Dr. Hasan Shemsi Basha
Përktheu F. Gurra
Burimijetes.info

Must Read