KËSHILLA TË RËNDËSISHME PËR MËSIMIN E MORALIT DHE EDUKATËS FËMIJËVE
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.
1. Ta mësojmë fëmijën të përdorë gjithmonë dorën e djathtë në dhënie, marrje, ngrënie, pije, shkrim, etj., nga punët e mira. Gjithashtu, mësimi i tij që në fillim të çdo pune të thotë: bismilah, veçanërisht para ngrënies e pijes e në mbarim të saj të thotë: elhamdulilah.
2. Mësimi i pastërtisë së fëmijës, të presë thonjtë, të lajë duart para e mbas ngrënies. Mësimi i tij në pastrimin nga papastërtia mbas kryerjes së nevojës me ujë, në mënyrë që të jetë i saktë namazi i tij, e të ketë kujdes në mos spërkatjen e rrobave me papastërti.
3. Të jemi të kujdesshëm në këshillimin e tyre në vetmi, e të mos t’i përhapim gabimet e tyre, e nëse kjo nuk bën dobi, atëherë nuk flasim me ta tri ditë, por jo më shumë.
4. Urdhërimi i fëmijëve për qetësi në momentin e thirrjes së ezanit, e duke përsëritur atë çka thotë muezini, e më pas të thonë duanë e ezanit e cila është: “All-llahume rabbi hadhihi da’ueti tameh, ue salatil kaimeh ati muhameden el uesilete uel fadilete ue beath-hu mekamen mahmuden eledhi ueadteh ineke la tukhliful mi’ad” (Hadith, Bukhari)
5. Të rezervohet për çdo fëmijë krevat në vete, nëse është e mundshme, e nëse jo, atëherë secili mbulesë në vete. Më e mira është veçimi i vajzave në një dhomë e djemtë në një dhomë tjetër, e kjo për të ruajtur moralin dhe shëndetin e tyre.
6. Mësimi i tij që të mos hedhë mbeturina në rrugë, e të largojë nga rruga çdo gjë të dëmshme.
7. Tërheqja vëmendje nga shoqëria e keqe dhe qëndrimi në rrugë.
8. Përshëndetja e tyre në shtëpi e kudo me thënien: es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu.
9. Këshillimi i fëmijës për bamirësi ndaj fqinjit dhe mos bërjen keq të tij.
10. Mësimin e fëmijës për bujarinë me musafirin, respektimin dhe qerasjen e tij.
11. Moslejimin e tij të mburret ndaj shokëve të tij, por përkundrazi të mësohet të jetë sa më i thjeshtë e bujar ndaj atyre që i shoqëron e komunikon me ta.
12. Moslejimi i tij të marrë nga askush gjë, në vend të asaj që dha, por të edukohet në atë se ai që jep është më i lartë se ai që merr.
13. Duhet që fëmija të mësohet që të mos i shtrijë këmbët në mexhlis, as të mos shtrihet e mënjanohet, as të mos i kthejë kurrizin askujt, as të mos rrijë këmbë përmbi këmbë, as të mos vërë dorën nën faqe, e as të mos mbështesë kokën tek ndokush, sepse të gjitha këto janë shenja dembelizmi. I mësohet atij mënyra se si të rrijë në mexhlis, gjithashtu dëgjimi i atij që flet e zgjerimi i vendit të tij. Ndalohet të flasë fjalë të kota, si: mallkime, fyerje, etj.
14. Duhet që të lejohet fëmija mbas mbarimit të mësimeve apo të mësimit përmendësh të Kuranit në xhami që të luajë ndonjë lojë të bukur e të rehatshme, në mënyrë që të rehatohet nga lodhja e mësimeve. Ndalimi i fëmijës nga loja e lodhja e tij në mësime, ia lodh atij zemrën dhe memorien. Ia nxin jetën, derisa kërkon të gjejë ndonjë hile për të dalë nga kjo krizë.
15. Duhet që të mësohet t’u bindet prindërve, mësuesit apo edukuesit të tij, e të gjithë ata që janë më të mëdhenj në moshë, qofshin këta të afërm apo jo.
16. Menjëherë mbas futjes në moshën madhore nuk duhet të lejohet në asnjë mënyrë që të lërë namazin, gjithashtu edhe agjërimin, (ku të jetë mësuar të agjërojë disa ditë nga ramazani para moshës madhore, në mënyrë që të mos ketë vështirësi në agjërimin e tij të plotë).
Përmbledhur nga libri “Disa këshilla islame për përmirësim personal dhe shoqëror” i dijetarit të njohur: Muhammed bin Xhemil Zejno
Burimi:
Përktheu F. Gurra
Burimijetes.info