BARAZPESHA NDËRMJET SHPIRTËRORES DHE MATERIALES (OSE FESË DHE DYNJASË)
Islami qëndron në mes të atyre interesimi i të cilëve është kënqja e epsheve dhe nevojave trupore, dhe të atyre të cilët botën e shohin si të ultë dhe armik të njeriut, rrjedhimisht ia ndalojnë vetes të mirat e saj. Islami thërret në barazpeshë, ngase njeriu është një copë balte dhe një frymëzim shpirti nga All-llahu. Njeri kurrsesi s’mund të largohet nga asnjëra prej këtyre dy elementeve, ai duhet t’i ketë në konsideratë të dyjat, pa i bërë padrejtësi asnjërës dhe pa e tepruar në asnjërën. Pikërisht kështu na edukojnë mësimet islame (Kur’an dhe Sunneti i të Dërguarit të All-llahut, paqja e All-llahut qoftë mbi të). Kur’ani na thërret të punojmë për këtë botë, të ecim nëpër tokë për ta përmirësuar jetesën, por na thërret edhe të pregaditemi për botën e ardhme me besim (iman) dhe adhurim (ibadet), me lidhje me All-llahun dhe përkujtim të vazhdueshëm të Tij. “Ai është që tokën ua bëri të shtrirë (të përshtatshme për ecje dhe mbjellje në të), andaj ecni nëpër pjesë të saj dhe shfrytëzoni begatitë e Tij. Dhe tek Ai do të jetë kthimi.” (El-Mulk 15). Kurse Muhammedi, paqja e All-llahut qoftë mbi të, nuk ia ka privuar vetes të mirat e jetës, e njëherazi ato nuk kanë qenë preokupimi i tij i parë e i fundit. Ai e luste All-llahun: O All-llah, mos na e bën dyjnanë interesimin tonë më të madh, e as kufi të dijes tonë!
Islami është në mes të atyre që u zhytën në epshe dhe e adhuruan epshin e tyre (materialistët) dhe të atyre që e refuzuan këtë jetë dhe e shohin si të keqe prej së cilës duhet ikur dhe ia ndaluan vetvetes të mirat e kësajë jete. Islami i respekton të dy jetërat, këtë jetë e ka bërë arë të jetës së ardhme, dhe e mohoi refuzimin e lezeteve, por edhe teprimin në to. “Ata që besuan dhe bënë vepra të mira All-llahu do t’i shtie në xhenete nëpër të cilët rrjedhin lumenj. E ata që nuk besuan, përjetojnë kënaqësi (në këtë jetë) dhe hanë ashtu si hanë kafshët, e vendi i tyre është zjarri” (Muhammed); ”Një grup nga ju Ai e vuri në rrugë të drejtë, e një grup meritoi të jetë i humbur, pse ata (të numburit) shejtanët i morën për miq, e megjithatë mendonin se ishin në rrugë të drejtë. O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz, hani e pini e mos e teproni, sepse Ai nuk i do ata që e teprojnë.“ (El-Aëraf 30 dhe 31); “Dhe me atë që të ka dhënë All-llahu, kërko botën tjetër, e mos e le mangu atë që të takon nga kjo botë, dhe bën mirë ashtu siç të ka bërë All-llahu ty, e mos bën të këqia në tokë, se All-llahu nuk i do çrregulluesit. “ (El-Kasas 77).
Burimi:
albsilam.com
Përgatiti: Gëzim Selaci Literatura e konsultuar: El hasaisul-ammeti lil-Islam. Dr. Jusuf el-Kardavi; Mexhel-letu “el-Hikme”, nr. 16; Xhevanibut-terbijjetil-Islamijjeti. Dr. Mikdad Jalxhin; Fejdul-Kadir, Muhammed Abdurr rrauf el-Menavij.