Shfrytëzoje Ramazanin sa më shumë, sepse me të vërtetë ka vlerë dhe shpërblime të mëdha.
Talha ibën Ubejdil-lah (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen se dy njerëz erdhën tek i Dërguari i Allahut (shpëtimi dhe lavdërimet e Allahut qofshin për të!) të cilët kishin pranuar Islamin në të njëjtën kohë. Njëri nga ata kishte zakonte që të merrte pjesë në luftë (xhihad) më shumë se tjetri. Kështu ai njëherë (një ditë) luftoi në një betejë dhe u martirizua. Tjetri qëndroi pas tij edhe një vit tjetër, pas të cilit, edhe ia vdiq.
Talha tregon: ‘Ëndërrova se po qëndroja tek dera e Xhennetit, kur vërejta se po qëndroja me ata të dy. Dikush erdhi nga Xhenneti dhe e lejoi njeriun që kishte vdekur më vonë që të hynte i pari. Pastaj, ai doli përsëri dhe e lejoi dëshmorin që të hynte. Pastaj, ai u kthye dhe më tha mua, ‘Kthehu se koha jote nuk ka ardhur ende.’
Talha u zgjua dhe filloi që të informonte të tjerët rreth kësaj dhe që të gjithë u befasuan. Kjo gjë i arriti të dërguarit të Allahut (shpëtimi dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të!), dhe pasi që u informua rreth kësaj, ai tha:
Ai (shpëtimi dhe lavdërimet e Allahut ofshin mbi të!) tha: ‘Pse po çuditeni?’ Ata i thanë: ‘O i Dërguar i Allahut! Nga ata të dy, ky u përpoq më shumë (në Xhihad) dhe pastaj ra dëshmor, por, ky tjetri ka hyrë në Xhennet para tij.’ Dërguari i Allahut tha, ‘A nuk ka qëndruar ky prapa tij edhe për një vit?’ Ata i thanë, ‘Po.’ Ai u tha, ‘A nuk e ka arritur Ramazanin, ka agjëruar dhe është falur me kaq e kaq sexhde për një vit?’ Ata i thanë, ‘Po.’ I Dërguari i Allahut (shpëtimi dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të) tha, ‘Andaj, dallimi ndërmjet të dyve është më i madh sesa dallimi ndërmjet Qiejve dhe Tokës.’
– Rrëfim autentik nga Ibën Maxheh (2/345, 346) – el-Albani Silsileh el-Sahihah
Shfrytëzoje Ramazanin sa më shumë, sepse me të vërtetë ka vlerë dhe shpërblime të mëdha.
Përkthim
Burimi: www.islamifejaevertete.com