Si e formon personalitetin me Kuran?
Nëse dëshiron që t’i japësh fund pikëllimeve të jetës tënde, merru me Kuranin!
Allahu i Madhëruar thotë:
“Ta Ha.Ne nuk ta shpallëm Kuranin për të munduar ty.„
Nëse do të ndryshosh, atëherë kthehu Kuranit. Bëje Kuranin shok tëndin dhe bëhu ti shok i Kuranit…
Kurani të edukon…
Kurani të pastron…
Kurani të bën dobi…
Kurani të formon personalitetin
Allahu i Madhëruar ka thënë:
“Padyshim se ky Kuran udhëzon në atë që është më e vërteta.„ Isra, 9.
Përfytyro si ishte Umeri -radiAllahu anhu- në kohën e injorancës: i vrazhdë, i ashpër, i rreptë, dhe kur u fut në Islam, njerëzit nuk i dëgjonin mirë ajetet që lexonte në namazin e sabahut nga ngashërima e të qarës së tij.
-Çfarë të ka prekur aq shumë, o prijës i besimtarëve?
E ka prekur e qara e asaj fëmije që qante tërë natën, dhe kur pyeti për shkakun e të qarës së saj, i thanë: “Nëna e saj po e ndan nga gjiri sepse Omeri nuk jep ushqime vetëm se për ata fëmijë që nuk pijnë nga nënat e tyre.„
E dëgjon një ajet nga Libri i Allahut, e qan prej tij derisa sëmuret dhe njerëzit i shkojnë për vizitë ditë të tëra.
Del natën për të kontrolluar njerëzit që ka nën përgjegjësi të tij dhe shikon në periferi të Medines një çadër në të cilën ishte ndezur një zjarr. Ishte një fshatar gruaja e të cilit po lindte e nuk kishte askënd me të. Shkon Umeri merr gruan e tij që ta ndihmojë të lindë gruan, dhe ai qëndron jasht duke gatuar ushqim për të!
Çfarë e ndryshoi Umerin kaq çuditshëm?
Ai është Kurani.
Allahu i Madhëruar thotë:
“Elif, Lam, Ra. (ky është) Libër, Ne ta shpallëm ty që me urdhërin e Zotit t’i nxjerrësh njerëzit prej errësirës në dritë.„ Ibrahim, 1.
Mos të shkojë mendja të shkëputesh nga Kurani një ditë.
Ji i sigurtë se çdo gjë që të largon prej Kuranit ajo është vetë fatkeqësia.
Lusim Allahun e Madhëruar të na bëjë prej mbartësve të Kuranit të cilët janë të afërtit e Allahut dhe të veçantët e Tij.
Burimi:
Nga kanali “Ehl el-Kuran”
burjimijetes.com