BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiLute Allahun që t’ju bëjë namazlinjë, ty dhe familjen tënde!

Lute Allahun që t’ju bëjë namazlinjë, ty dhe familjen tënde!

AJET KURANOR
Allahu i Madhërishëm thotë: “O Zoti im, bëj që unë dhe pasardhësit e mi të kryejmë përherë namazin! O Zoti ynë, na i prano lutjet!” (Kurani, 14:40)

THËNIE PROFETIKE
I Dërguari i Allahut, Muhamedi صلى الله عليه وسلم ,ka thënë: “Kur njeriu ngrihet dhe zgjon familjen e tij dhe falin dy rekate, ata shënohen në listën e atyre që e kujtojnë Allahun vazhdimisht.” [E SHËNOJNË EBU DAVUDI DHE IBN MAXHE.]

URTËSI
Tantavi, lutjen e Ibrahimit , në ajetin e mësipërm, e komenton në këtë mënyrë: “O Zoti im, më bëj prej robërve të Tu të cilët e kryejnë namazin në kohën e vet me çiltërsi e duke qenë të përulur dhe bëj nga pasardhësit e mi të atillë që do të më ndjekin mua.”

DILEMË
S’kam nevojë të falem, se më mjafton që gjyshin e kam pasur haxhi (!)
Në Ditën e Gjykimit gjithsecili do të dalë para Allahut i vetëm për të dhënë llogari. Atij nuk do të mund t’i ndihmojë askush po qe se i ka shpërfillur urdhrat e Zotit. Profeti Muhamed صلى الله عليه وسلم i thoshte bijës së vet, Fatimes: “Oj Fatime, shpëtoje veten nga Zjarri sepse unë nuk mund të të ndihmoj asgjë.” Atëherë, si është puna me të tjerët?!

KËSHILLË
Lute Allahun që t’ju bëjë namazlinj, ty dhe familjen tënde!

Burimi:
Libri “Për ty që (s’)falesh”
Autor: Jusuf Hilmi Kastrati
Boton: Shembulli

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Must Read