DËMET E PROSTITUCIONIT
Falënderimi i takon Allahut, subhanehu ve teala ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, Alejhi selam, më pas:
Prostitucioni është e mete e madhe, është dem dhe fesat i madh, ka pasoja të renda si dhe dëme të madhe, qofshin ato mbi atë, që ushtron këtë mëkat, apo mbi tërë shoqërinë.
Pasi që prostitucioni si fenomen është duke ndodhur shumë, padyshim se edhe shkaqet apo motivet e tij janë bërë të shumta. Ne në vijim do të japim një pasqyre të shkurtër të dëmeve, të metave dhe pasoja të këtij fenomeni të shëmtuar:
1. Prostitucioni njeriut ia bashkon të gjitha veçoritë e se keqes: Feja e pakte, humbja e devotshmërisë, humbja e burrërisë, xhelozia e pakte si dhe varrosja e nderit apo virtytit.
2. Humbja e turpit ndërsa si zëvendësim, njeriut ia vesh arninë e paturpësisë.
3. Nxirja e fytyrës dhe errësimi i saj si dhe hidhërimi, brenga dhe dertet, të cilat iu shfaqen qartë njerëzve nga fytyra e tij.
4. Errësimi i zemrës dhe zhdukja e dritës se saj.
5. Varfëria e vazhdueshme. Ne një thënie fetare qëndron:”Unë jam shkatërruesi i tiranëve dhe varfëruesi e lavirëve”.
6. Njeriut ia humbe nderin, e largon nga mbikëqyrja e Allahut, subhanehu ve teala dhe sytë e njerëzve, ia humb cilësinë e bamirësisë, nderit, drejtësisë, ia ve emrin e të pamoralshmit, mëkatarit të madh, lavirit dhe tradhtarit.
7. Vetminë, të cilën Allahu, subhanehu ve teala, e ve ne zemrën e lavirit, e cila vërehet qartë ne shenjat e fytyrës se tij, derisa ne fytyrën e njeriut me moral të lartë mund të vëresh ëmbëlsi, ne zemrën e tij shoqëri ndërsa kush e shoqëron ndihet i shoqëruar.
8. Njerëzit shikojnë lavirin me dyshim si dhe nuk kanë bese tek ai për nderin e tyre dhe ta familjes se tyre.
9. Era kundërmuese, e cila buron nga laviri; nga goja dhe trupi i tij, dhe të cilën e ndien çdokush që ka zemër të shëndoshë.
10. Ngushtimi i gjoksit. Lavirët punojnë kundër qëllimeve të tyre, sepse kush e kërkon kënaqësinë e jetës me mëkate ndaj Allahut, subhanehu ve teala, Allahu ka për ta ndëshkuar me të kundërtën e qëllimit të tij (d.t.th me jokënaqësi),. Kjo për faktin se ajo që është tek Allahu, subhanehu ve teala, arrihet me ibadet, nënshtrim dhe respekt dhe se asnjëherë, Allahu, subhanehu ve teala, mëkatin nuk e ka bërë shkak për arritjen e asaj që është tek Ai. Sikur të dinte një amoral se çfarë gëzimi, lumturie dhe kënaqësie ka në nder dhe moral, do të bindej se gëzimi, kënaqësia dhe lumturia që i kanë humbur nga nderi janë shumëfish me shumë se sa ato që i ka vjelur nga harami.
11. Laviri e humb shansin për dëfrimin me hyritë symëdha ne Xhennetet e Adnit.
12. Zinaja të jep guxim për shkëputje të lidhjeve familjare, arrogance ndaj prindërve, fitim të haramit, padrejtësi ndaj njerëzve, humbje të pasurisë dhe familjes, e ndoshta edhe derdhje gjaku. Ndodhe që për prostitucion të bie edhe ne pabesim, duke shkuar tek falltaret; e diti apo nuk e diti se ajo vepër është haram. Me një fjalë, ky mëkat nuk realizohet pa realizimin edhe të disa mëkateve tjera para saj dhe me të sëbashku, për të lindur me pas prej saj lloje tjera të mëkateve; ajo është e rrethuar me një ushtri mëkatesh para saj dhe pas saj, ajo është gjeja që me se lehti e sjell demin e dunjasë dhe ahiretit dhe e cila është barrikada me hermetike para së mirës se dunjasë dhe ahiretit.
13. Zinaja humb nderin e vajzës dhe e vesh atë me rrobën e turpit, madje jo vetëm asaj, por edhe familjes se saj, sepse turpi përshkon edhe ata, qoftë burrë apo të afërm, duke ua ulur kokat tek gjunjët para njerëzve.
14. Turpi dhe marrja, e cila godet njeriun, i cili akuzohet për zina është me e madhe se sa turpi i atij që akuzohet për pabesim, sepse pendimi i sinqerte prej kufrit (pabesimit) largon atë të keqe prej njeriut fetarisht dhe e pastron atë prej turpit zakonisht, si dhe nuk lënë ne zemër të njerëzve rezerve, që ai të mos krahasohet me ata, që kanë lindur ne Islam (d.t.th janë muslimanë dhe nuk janë akuzuar me pabesim). Kjo kështu derisa pendimi i lavirit, edhe nëse ai pastrohet shpirtërisht dhe nuk do të pyete për atë mëkat ne ahiret, për shkak se ka bërë pendim të sinqerte, prapëseprapë ne zemrat e njerëzve lenë një rezerve, e cila ia ul nderin dhe pozitën, sidomos nëse krahasohet me njerëz të ndershëm moralisht. Nëse dëshiron të bindesh për këtë, shiko ne gruan, e cila etiketohet me prostitucion, se si i largohen burrat martesës se saj, edhe nëse ajo është penduar. Këtë e bëjnë si shkak i ruajtjes se nderit të tyre nga e meta, me të cilën është etiketuar kjo grua me pare, dhe si rezultat, me shumë kanë dëshirë ta martojnë një politeiste, e cila sapo ka pranuar Islamin se sa një grua të tillë, e cila ka lindur, është rritur dhe tani vazhdon të jetë muslimane.
15. Kur gruaja të mbetet me barrë nga prostitucioni dhe e mbyt (aborton) foshnjën, atëherë ajo ka kryer dy krime të mëdha; prostitucion dhe mbytje të paligjshme, ndërsa nëse është e martuar dhe ka mbetur me barre me tjetërkënd, ajo ne shtëpinë e burrit ka sjellur njeri të huaj, i cili i trashëgon, bëhet pasardhës i tyre ndërsa ne realitet, ai nuk ka të beje me ta fare.
16. Prostitucioni konsiderohet krim poashtu edhe ndaj fëmiut, sepse kur laviri hedh spermën e vet ne mitrën e lavires, atëherë ai bëhet shkak për një foshnje, e cila nuk do të ketë përkatësi të babait, derisa përkatësia është shkaktari, i cili nxit bashkëpunimin dhe ndihmën reciproke. Pra ne këtë rast, prostitucioni është shkak për ekzistimin e një fëmiu, të zhveshur prej ndjenjave, të cilat e lidhin me ndonjë të afërm, të cilët i ndihmojnë dhe i japin përkrahje kur të ketë nevojë. Një fëmi i tillë jeton si i humbur ne mesin e njerëzve, çdoherë kokën e ka ulur, i anashkaluar ne çdo aspekt sepse njerëzit nuk e done fëmiun e prostitucionit, nga vet natyra e urrejnë, mendojnë se ne shoqëri nuk ka vend dhe as respekt për të, ndërsa ky i gjore nuk ka bërë asfare mëkati.
17. Prostitucioni i lavirit është shkak për uljen e nderit të gruas se ndershme, (sepse ajo kur shef burrin të shkoje pas grave tjera, ndoshta edhe asaj një ditë do t’i mbushet mendja për ta bërë një gjë të tillë; si hakmarrje burrit të saj).
18. Prostitucioni ndjell armiqësitë dhe ndez zjarrin e hakmarrjes ne mes familjes se gruas dhe familjes se lavirit. Kjo për faktin se njeriu nga vet natyra e tij është i prire të jetë xheloz për moralin e tij, kështuqë kjo vepër e ndyte, është shkak për ndodhjen e vrasjeve, mbytjeve, sepse rënia e gruas ne këtë vepër të shëmtuar, nëpërkëmbë nderin e burrit dhe familjes se saj, kështuqë për ata, me lehtë do të ishte të informoheshin se ajo është e vrarë se sa të informohen se ajo ka bërë një vepër të tillë. Sa’d Bin Ubadet kishte thënë: “Po ta shihja ndonjë njeri me gruan time, do ta godisja me teh shpate (të mprehte)! U lajmërua Pejgamberi, Alejhi selam, për këtë tha: A po çuditeni nga xhelozia e Sa’dit?! Unëë jam me xheloz se sa Sa’di ndërsa Allahu është me xheloz se sa unë! Ne versionin e Muslimit qëndron edhe kjo shtese: “Për shkak të xhelozisë se Allahut, ka ndaluar (Allahu) të këqijat; të dukshmet e të fshehtat”.
19. Prostitucion bën ndikim negativ edhe tek të afërmit e njeriut. Kur të afërmit e tij (femra) kuptojnë se ai është duke ushtruar një ves dhe dukuri të tillë, kjo do t’ua ule nderin, siç cekem, dhe do t’i nxis edhe ato për këtë vepër, sidomos kur edukata e tyre nuk është qëndisur nga edukata fetare e sinqerte. Ndërsa sa i përket njeriut të ndershëm, morali i tij do të jetë shkak për fitimin e respektit dhe nderit tek farefisi i tij si dhe shtëpia e tij nuk do të jetë e njollosur me njolla nderi.
20. Prostitucioni ka edhe dëme të renda shëndetësore, madje disa njeriut i kushtojnë edhe me jetë, si Sida, Sifilizi, Gonorreja, etj.
21. Prostitucioni është shkak për shkatërrimin e ummetit islam, sepse ligj i Allahut, subhanehu ve teala është që kur prostitucioni të përhapët, hidhërimi i Tij do të ashpërsohet dhe se patjetër pasojat e këtij hidhërimi do të vërehen ne toke me dërgimin e ndonjë dënimi. Ka thënë Ibni Mes’udi: “Nuk ndodhë të përhapen ne mesin e një vendi kamata dhe prostitucioni e të mos lejoje Allahu shkatërrimin e tyre”.
Ajo që tregon se prostitucioni është mëkat i madh është edhe fakti se Allahu, subhanehu ve teala, kodin penal për prostitucion e veçoi prej kodeve tjera. Thotë Ibnul Kajjimi: Allahu, subhanehu ve teala, kodin penal për zina e ka veçuar prej kodeve tjera me tri veçori:
1. Mbytja për këtë mëkat (të martuarin) ne formën me të keqe, ndërsa sa i përket lehtësimit të këtij kodi (për ata që nuk janë të martuar) është: Xhildi (rrahja me kamxhik) dhe internimi një vjeçar nga vendi.
2. Ka ndaluar që të tregohen muslimanet të mëshirshëm ndaj lavirëve, sepse Allahu, subhanehu ve teala, nga mëshira ndaj tyre ka ligjësuar këtë ndëshkim. Pastaj Allahu, subhanehu ve teala, është me i mëshirshëm për ata (laviret) se sa robërit e Tij dhe se mëshira e Tij nuk e ka penguar që të mos e urdhëroj këtë ndëshkim për lavirin, andaj le të mos iu pengoje juve mëshira juaj shpirtërore për ekzekutimin e kësaj norme. Kjo edhe nëse është e përgjithshme për të gjitha kodet penale, përveç se tek kodi penal për zina e përforcoi për shkak të nevojës se madhe të cekjes se saj, sepse njerëzit nuk ndiejnë vrazhdësi ne zemra ndaj lavirit sa ndiejnë ndaj hajnit, shpifësit dhe konsumuesit të alkoolit; zemrat e tyre mëshirojnë lavirin me shumë se sa mëshirojnë mëkatarët tjerë, madje këtë e dëshmon edhe vet aktualiteti, dhe mu për këtë, u ndaluan të tregohen të mëshirshëm ndaj lavirit, ne mënyrë që kjo mëshirë të mos i shpie deri ne anulimin e këtij ligji. Shkaku i kësaj mëshire është se ne këtë mëkat bien të gjitha kategoritë e njerëzve; njerëzit e shtresës me të lartë, njerëzit mesatar dhe njerëzit e shtresës me të ulte, pastaj motivet që me se shumti nxisin për diç ne shpirt janë pikërisht për këtë (zina), pastaj ne këtë fenomen bashkëveprues janë njerëz të shumte, ndërsa shkaku kryesor i saj është dashuria sepse zemrat janë të krijuara për të qenë të mëshirshme ndaj të dashurve. Shumë njerëz japin mundin e tyre maksimal për t’i ndihmuar, edhe nëse forma e dashurisë është e ndaluar…Pastaj ky mëkat, zakonisht bëhet me pëlqimin dypalësh dhe nuk bëhet me dhunë, padrejtësi, por përkundrazi, bëhet me dashuri dhe mëshirë, e cila e pengon nga ekzekutimi i kodit penal për këtë mëkat, dhe tërë kjo, fund e krye, është formë e besimit të dobët. Ndërsa besim i forte ne këtë rast do të ishte forca, me të cilën ekzekuton një ligj apo norme penale të Allahut, subhanehu ve teala, si dhe mëshira, me të cilën mëshiron të ekzekutuarin, duke u përputhur kështu me Zotin e vet ne urdhër (për ekzekutim) dhe mëshirë.
3. Allahu, subhanehu ve teala, ka urdhëruar që ekzekutimi i ndëshkimit të tyre të bëhet ne praninë e një grupi besimtarësh, e jo ne vetmi, kur nuk mund t’i shef askush, sepse ky është ndëshkim me i theksuar si dhe njeherit është urtësi e vetëpërmbajtjes nga ky mëkat”.
Ajo që është mirë ta kemi parasysh me këtë rast është se ky krim (zinaja) dallon ndërmjet vete; laviri apo lavirja me shumë persona nuk janë të njëjtë me ata që kanë vetëm nga një partner, ai, i cili e bën haptas këtë është me i rrezikshëm se sa ai, i cili e bën fshehtas, zinaja me gruan e martuar është me e rende se sa zinaja me grua të pamartuar, sepse kjo është armiqësi, padrejtësi dhe shkelje e nderit të burrit të asaj gruaje.
Zinaja me gruan e fqiut është me e rende se sa zinaja me një grua të huaj, sepse kjo konsiderohet shqetësim dhe shkelje e nderit të fqiut si dhe mos ruajtje e porosisë se Pejgamberit, Alejhi selam.
Poashtu zinaja me gruan e luftëtarit ne rrugën e Allahut, subhanehu ve teala është me e rende se sa me të tjera, dhe mu për këtë i thuhet muxhahedinit: Merr nga të mirat e lavirit sa të duash!
Pastaj zinaja me të afërmet, me të cilat të ndalohet martesa është krimi me i rende dhe me i madh, madje është shkatërrim.
Sikurse që zinaja dallon nga aspekti i kryerjes se saj dhe me ke kryhet, poashtu dallon edhe sipas kohës, vendit dhe rrethanave; laviri ne Ramazan, ditën apo natën, është me i rende se sa ai që bën ne muajt tjerë, pastaj laviri ne vendet e shenjta është me i rende se sa ai ne vendet tjera, e kështu me radhe.
Ndërsa sa i përket dallimit ne baze të vepruesit, lavirit, zinaja e të martuarit është me e rende se sa e të pamartuarit, zinaja e lakut është me e rende se sa e të riut, zinaja e dijetarit është me rende se sa e të paditurit, e kështu me radhe.
Ndodhe që ky mëkat të përcillet me dashuri, e cila e bën të dashurin-ën ta madhërojë, respektoje partnerin, saqë edhe urdhrave dhe kërkesave të tij t’iu jep përparësi para urdhrave të Allahut, subhanehu ve teala…
Pendimi prej këtij mëkati
Pasi që pame se sa mëkat i madh na qenka zinaja, pame gjurmët dhe pasojat e saj shkatërruese, qofshin për njeriun si individ apo për shoqërinë si tërësi, është mirë të potencojmë këtu obligueshmerine e pendimit nga ky mëkat. Ai, i cili ka bërë këtë mëkat, ka qenë shkak për të ose ka ndihmuar ne kryerjen e tij, duhet të nxitoje për tu penduar sinqerisht, t’i bie pishman asaj që ka kaluar dhe sa të mundet le të mos i kthehet më këtij mëkati.
Ai, i cili ka bërë këtë mëkat, burrë apo grua qoftë, nuk e ka obligim ta dorëzojë veten dhe ta pranoje këtë mëkat, por mjafton që të pendohet tek Allahu, subhanehu ve teala, dhe ta mbuloje veten.
Nëse laviri ka ruajtur ndonjë “kujtim” nga ai mëkat, foto apo incizim me zë apo video qoftë, atëherë le të shpejtoje dhe ta shkatërrojë atë, ndërsa nëse ia ka dhënë ndokujt këto, atëherë le të kërkojë prej tij t’i ktheje dhe le t’i djeg të gjitha.
Ndërsa nëse i ka ndodhur ndonjë gruaje të jetë incizuar gjatë kryerjes se këtij mëkati dhe ka frikë se do t’i përhapët, atëherë le të nxitoje me pendim tek Allahu, subhanehu ve teala, dhe le të mos jetë kjo pengese për të për tu drejtuar tek Allahu, subhanehu ve teala.
Kjo grua nuk bën t’i nënshtrohet dhe dorëzohet atyre që e frikësojnë se kinse kanë për t’ia përhapur atë nëse ajo prape nuk shkon me ta, dhe le ta dije se ai, i cili e kërcënon ai është frikacak dhe se nëse ai e bën një gjë të tillë, ai se shpejti ka për ta zbuluar edhe të metën e vet.
Pastaj edhe po ta publikonte atë, çka? Cila është me e lehtë: Një zbulim (lexo: turp) ne dunja, pas se cilit ka pasuar pendim i sinqerte, apo zbulim dhe turp para tërë krijesave ne Ditën e Llogarisë, të cilën e pason hyrja jote ne Xhehennem?!
Ne këtë rast, nëse ajo ka frikë se do t’i përhapët kjo e mete, është mirë që ajo të konsultohet me ndonjë burrë të mençur të familjes se saj, që t’i ndihmoje për të shpëtuar prej kësaj të mete; ku ta dish, ndoshta kjo është pikërisht zgjidhje e problemit.
Me një fjalë, ai që ka rënë ne këtë mëkat, është obligim të shpejtoje dhe të pendohet, të kthehet tek Allahu,subhanehu ve teala, me tërë qenien e tij, të shkëpus tërë marrëdhëniet e tij me atë vepër të shëmtuar, të drejtohet tek Allahu, subhanehu ve teala, me modesti dhe përulësi sepse ka shpresa që Allahu, subhanehu ve teala, ta pranoje, t’ia fal mëkatet dhe t’ia shndërroje ne të mira. Thotë Allahu, subhanehu ve teala,:”Edhe ata që pos All-llahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që e ka ndaluar All-llahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin. 25:69. Atij i dyfishohet dënimi ditën e kijametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë. 25:70. Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve All-llahu të këqijat ua shndërron në të mira. All-llahu është mëshirues, ndaj Ai falë shumë”. (Furkan, 68-70)
Përshëndetjet qofshin mbi zotëriun tonë, Muhammedin, Alejhi selam, familjen, shokët dhe tërë pasuesit e tij gjer ne amshim!
Marrë nga: www.tttt4.com
Muhammed Bin Ibrahim El Hamid
Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami
sedatislami.com