BallinaARTIKUJGruaja dhe FamiljaNderimi i gruas në Islam

Nderimi i gruas në Islam

Nderimi i gruas në Islam

Feja islame është e njohur për drejtësinë dhe respektin ndaj grave dhe për këshillat e saj ndaj burrave, për t’i trajtuar gratë e tyre mirë edhe nëse nuk i pëlqejnë ato.

Kjo është diçka që gratë para Islamit nuk e kanë gëzuar këtë.

Allahu i Lartësuar në Kuran thotë:

“Çoni jetë të mirë me to. Nëse i urreni ato, bëni durim, sepse ndodh që Allahu të japë shumë të mira në një gjë që ju e urreni.” Nisa, 19.

Ky ajet e prek zemrën e muslimanit të vërtetë, kështu zemërimi i tij zbutet dhe mospëlqimi ndaj gruas së tij pakësohet.

I Dërguari i Allahut -alejhi salatu ue selam- ka dhënë shumë këshilla për trajtimin e grave, saqë ai e ka cilësuar njeriun që e trajton mirë bashkëshorten e vet, si pjesëtarin më të mirë të umetit të tij.

“Besimtari me iman të plotë është ai që është më i sjellshmi, kurse më i miri prej jush është ai që është më i miri për gruan e vet.” Termidhiu, hadithi është i saktë.

Burimi:
Burimijetes.info

Must Read