BallinaAKIDEAkide të ndryshmeTri gjëra me të cilat Allahu është i kënaqur dhe tri gjëra...

Tri gjëra me të cilat Allahu është i kënaqur dhe tri gjëra me të cilat Ai është i hidhëruar

Tri gjëra me të cilat Allahu është i kënaqur dhe tri gjëra me të cilat Ai është i hidhëruar

Nga Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) përcjellet se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë: ”Allahu është i kënaqur me tri gjëra [që ju ti bëni] dhe i hidhëruar me tri gjëra [kur ju i bëni]: Ai është i kënaqur që ju ta adhuroni Atë dhe të mos i bëni shirk Atij, dhe që ju të gjithë të kapeni për litarin e Allahut dhe të mos perçaheni, dhe të jeni të sinqertë ndaj atij që Allahu e ka vendosur në pushtet mbi ju. Dhe Ai është i hidhëruar me tri gjëra [që ju ti bëni]: Thashethemet dhe fjalët boshe, dhe pyetjet e shumta, dhe shkapërderdhjen e pasurisë.”
(Transmetuar nga Muslimi, Maliku dhe Ahmedi.)
Transmetuesi i hadithit: Ebu Hurejra ed-Dausi. Sahabiu fisnik, hafizi i sahabëve. Emri i tij është Abdurr-Rrahman Ibn Sakhr. Ai vdiq në vitin 59 H.

Shpjegimi i disa fjalëve që shfaqen në hadith: Adhurimi: Është një emërtim që përmbledh gjithçka që Allahu e do dhe është i kënaqur me të, në aspektin e fjalëve dhe veprave të dukshme si dhe të padukshme. Pra, të gjithë atë që Allahu ka urdhëruar, pavarësisht nëse ajo është një veprim i rekomanduar apo i detyrueshëm është adhurim. Dhe ti dedikohet kjo dikujt tjetër përveç Allahut është shirk.
Shirk: Që në adhurim të vësh zota tjer krahas Allahut në mënyrë që robi ti dedikojë disa pjesë të adhurimit të tij dikujt tjetër pos Allahut. Pra, çdo jë është paracaktuar që ne jemi urdhëruar nga Sheriati, në lidhje me besimin, fjalët dhe veprimet; duhet t’i dedikohen vetëm Allahut, kjo është teuhid, iman dhe sinqeritet. Dhe dedikimi i tyre dikujt tjetër përveç Allahut është shirk.

Kapja për litarin e Allahut: Është që të kapesh për atë me të cilën erdhi i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) Kuranin dhe Sunnetin.

Domethënia e përgjithshme e hadithit: Në këtë hadith gjenden shenja paralajmëruese profetike:

E para: Inkurajimi për një teuhid të pastër, dhe të zbatohet e drejta më e madhe e Allahut, dhe obligimi më i madhë në Islam, dhe kjo është që të adhurohet vetëm Allahu, i Vetëm. Dhe ky është qëllimi i krijimit të xhinëve dhe njerëzve. Më i Larti ka thënë: “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.” [51:56]
Dhe të qëndroj larg nga shirku në adhurim. Kështu që robi nuk e vënë donjë prej krijesave si një ortak krahas Allahut duke e bërë atë si një zot krahas Allahut në lutjen e tij, në të kërkuarit ndihmë, në sakrifikimin për të, në zotime ndaj tij, në shpresa, frikë, mbështetje.
Sepse është e drejta e Allahut që këto gjëra ti dedikohen vetëm Atij, Ai nuk është i kënaqur që dikush ti ndaj këto me Të, as një engjëll i afërt e as një profet që është dërguar si një lajmëtar.

E dyta: Të kapurit për litarin e Allahut. Është ajo me të cilën erdhi i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) Kurani dhe Sunneti, dhe e gjithë ajo që i dërguari na mësoi në lidhje me:

 Besimin.
 Adhurimin.
 Sjelljen.
 Dhe marrëdhëniet e përditshme.

Asnjë musliman, asnjë individ apo grup apo shoqëri apo drejtues apo ata që qeverisen jan në pozitë që të devijojnë nga diçkra prej bazamenteve të Islamit ose të degëzimeve të tij.
Por është e detyrueshme për të gjithë të besojnë dhe të kapen për të gjitha ato me të cilat erdhi profeti i fundit dhe i dërguari i fundit, dhe ti ipet përparësi kësaj përpara të gjitha mendimeve dhe udhëzimeve të tjera.
Dhe të gjykohet me atë që i dërguari (salAllahu alejhi ue selem) erdhi në të gjitha çështjet dhe ti bindemi vetëm atij dhe ta pasojmë profetin në të gjitha çështjet fetare, të mëdha dhe të vogla. Dhe qëndrojmë larg nga të gjitha risitë, të gjitha opinionet dhe mëkatet. Dhe përmes kësaj, dhe vetëm kësaj, muslimanët do të bashkohen dhe bashkimi i tyre i pritur do të ndodhë, dhe mund të thuhet vërtetë për ta se ata të gjithë janë të kapur për litarin e Allahut.

Dhe kjo është ajo që Allahu dëshiron të ndodhë dhe me të cilën Ai ka urdhëruar muslimanët, e jo një bashkimin politik ndërkohë që secili ka besime të ndryshme, opinione dhe drejtime. Sepse edhe nëse ky lloj i bashkimit do të ndodhë – e cila është diçka e largët – do të ishte e drejtë të thuhet për ta: ”Mund të mendohet për ta se janë të bashkuar,e në reallitet zemrat e tyre janë të përçara, sepse janë njerëz që nuk logjikojnë.” [59: 14]

Së treti: Sinqeriteti ndaj udhëheqësit të muslimanëve. Dhe kjo bëhet duke bashkpunuar me ta në atë që është e mirë dhe t’u bindesh atyre dhe ti urdhëroshë ata me të vërtetën. Dhe ti nxitësh ata dhe ti kujtosh ata në një mënyrë të bukur dhe të butë. Dhe ti informosh ata rreth të drejtave të muslimanëve të cilat i kanë neglizhuar apo nuk u është bërë me dijë në lidhje me to. Dhe mos të rebelohen kundër tyre, të falen pas tyre, të luftojnë së bashku me ta, ti a paguajnë zekatin atyre, e jo të rebelohen të armatosur kundër tyre madje edhe në qoftë se ata do të shtypin ose kanë marrëdhënie të këqija me njerëzit. Dhe kjo përfshin edhe të lutemi për ta që të jenë të mirë, dhe të mos i devijojmë ata duke i lavdëruar ata pa meritë.

E katërta: Ndalimi i thashethemeve. Dhe kjo është të hyshë në thashethëme, dhe të merresh me gënjeshtra. Dhe të zbulosh të përhapësh gjëra të liga, dhe për të përhapësh thashetheme dhe gënjeshtra. Dhe që një person të tregojë gjithçka që ai dëgjon është e mjaftueshme që personi i tillë të konsiderohet gënjeshtar.
Kjo gjithashtu përfshin të mos thellohemi në çështjet hipotetike që nuk kan ndodhur dhe tu përgjigjeni në këto pyetje para se ato të kenë ndodhur, sepse kjo i mban muslimanët larg studimit të Kuranit dhe Sunnetit dhe i bën ata shumë të zënë për të mësuar përmendësh dhe që të kuptojnë tekstet.

E pesta: Ndalimi i pyetjeve të shumta. Dhe kjo përfshin të kërkosh pasurinë e njerëzve si paratë dhe gjëra të tjera, si dhe ti drejtosh nevojat tek njerëzit. Dhe kjo i përket një muslimani, të cilin Allahu dëshiron të jetë i lartësuar dhe i çmuar.
Kështu t’u lypësh njerëzve në parim është e ndaluar dhe kjo nuk lejohet përveç në raste urgjente.

Ka tre pasoja, dëme, t’u lypësh njerëzve, në të tjera raste përveç në raste urgjente.

1. Të jesh ose të bësh veten në nevojë për tjetërkënd pos Allahut, dhe kjo është një formë e shirkut.
2. Ti vësh barrë, ta irritoshë atë që e pyet dhe kjo është një formë e shtypjes kundër krijesave.
3. Të përulësh veten, të ulesh para dikujt tjetër pos Allahut, dhe kjo është të shtypësh vetën tënde.

Kjo nëse ai që i lyp është gjallë dhe në gjendje të japë atë që kërkohet prej tij, e si është puna që t’i lypet të vdekurit, i cili nuk është i pranishëm, në ato gjëra që askush pos Allahut nuk është i aftë për ti dhënë? Kjo vërtet është shirk.
Kjo përfshin ndalimin kundër pyetjeve të shumta që kanë të bëjnë me njohuritë e fesë. Sidomos pyetjet me synimin për të ngatërruar dhe të shkaktuar konflikte, dhe të argumentuarit pa përfitime në një mënyrë të kotë.
Kjo gjithashtu përfshin të thelluarit në çështjet hipotetike që nuk kanë ndodhur dhe për të kërkuar përgjigje për to.

E gjashta: Ndalimi i shkapërderdhjes së pasurisë. Sepse pasuria është një begati nga Allahu. Dhe pasuria mund ti ndihmojnë një personi në ibadet ndaj Allahut, dhe të përpiqet në rrugën e Tij, t’u ndihmoj muslimanëve që kanë të drejtën për t’u ndihmuar, siq janë të varfrit, të afërmit dhe të tjerët.
Pra, është obligim për muslimanin që të falënderoj Zotin e tij për këtë begati dhe të sigurohet që ajo të mos shkapërderdhet dhe të mos keqadministrohet dhe që ajo të mos shpenzohet përveç në atë që Allahu ka ligjësuar ose e ka bërë të lejueshme. Dhe ai nuk ka të drejtë ta shpenzojnë atë në rrugën e shejtanit dhe të mëkateve, ashtu siç ai nuk ka të drejtë ta neglizhojë këtë begati duke e humbur atë.

Mësimet që nxirren nga ky hadith.

1. Është e detyrueshme që të adhurohet Allahu në mënyrën e duhur.
2. Është e detyrueshme për të qëndruar larg nga të gjitha format e shirkut, të mëdha dhe të vogla.
3. Është e detyrueshme që të kapemi për litarin e Allahut në të gjitha çështjet, dhe ai është Islami me të cilën erdhi profeti Muhammed (salAllahu alejhi ue selem) – Kurani dhe Sunneti.
4. Ndalimi i përçarjeve dhe se është e detyrueshme për muslimanët që të bashkohen në të vërtetën.
5. Se është e detyrueshme për të qenë i sinqertë me udhëheqësit muslimanë dhe të bashkëpunosh me ta në të vërtetën dhe në drejtësi.
6. Ndalimi i thashethemeve.
7. Ndalimi i të kërkuarit prej krijesave përveç se në rast emergjence dhe që ata të jenë në gjendje të japin atë. Dhe gjëja më e mirë është që ti mbështetesh Allahut dhe të kesh durim.
8. Ndalimi i shkapërderdhjes së pasurisë.

Burimi:
Libri: Hadithe profetike rreth akides dhe pasimit
Alameh Rabi ibn Hadi el-Medkhali (Allahu e ruajtë!)
http://www.PerlatMuslimane.com/

Must Read