BallinaPse ISLAMI?Kthimi i MadhJomuslimanët do të kenë shpërblim të dyfishtë kur e pranojnë Islamin

Jomuslimanët do të kenë shpërblim të dyfishtë kur e pranojnë Islamin

Prej mirësive të fesë islame është se kush hyn në të nga jomuslimanët, do të kenë shpërblim të dyfishtë; për besimin në Profetin e tij para hyrjes në Islam dhe për besimin e tij në Muhamedin, Lajmëtari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë me të. Allahu i Lartësuar ka thënë: “E atyre që Ne u dhamë librin përpara këtij, disa prej tyre i besojnë këtij (Kur’anit). Dhe kur u lexohet atyre, thonë: Ne i kemi besuar atij, ajo është vepër prej Zotit tonë, ne edhe para tij kemi qenë muslimanë. Atyre u jepet shpërblim i dyfishtë për arsye se bënë durim, dhe ata të keqen e largojnë me të mirën, e nga ajo që Ne i furnizuam, ata japin”. (El-Kasas: 52-54)

Prano nga unë edhe një përgëzim tjetër: Faktin se Allahu i fshinë të gjitha gabimet dhe mëkatet që i ke bërë para hyrjes në Islam. I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë me të, ka thënë: “Islami i fshinë të gjitha mëkatet e bëra para hyrjes në të”. (Muslimi)
Prano edhe përgëzimin e tretë: Allahu, pas hyrjes tënde në Islam, të këqijat dhe mëkatet tua të mëparshme i shndërron në vepra të mira. Kjo është mirësi nga Allahu, që Ai ia jep kujt të dojë. Allahu i Lartmadhërishëm thotë: “Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve Allahu të këqijat ua shndërron në të mira. Allahu është mëshirues, ndaj Ai falë shumë”. (El-Furkan: 68-70) Këto janë mundësi të mira dhe i lumtur do të jetë ai që i shfrytëzon ato. Ke kujdes nga vonimi i pendimit. Dije se i zgjuar është ai që e kontrollon dhe llogaritë veten e tij, si dhe punon atë që i bën dobi pas vdekjes, kurse i dobët e injorant është ai që pason epshet e veta dhe megjithatë shpreson në faljen e Allahut (shpresë e pa mbështetur në pendim e as në punë të mira).

Must Read