Kontrolli i vetvetes është forma më efikase për shërimin e zemrës.
Omeri -Allahu qoftë i kënaqur prej tij!- ka thënë:
“Kërkojini llogari vetvetes, para se t’ju kërkojnë llogari!! Vlerësojini veprat tuaja, para se t’jua vlerësojnë.” (Transmeton: Tirmidhiu)
Ibn Kajjimi -Allahu e mëshiroftë!- ka thënë se kjo është forma më efikase për mjekimin dhe pastrimin e zemrës. Ai ka thënë:
”Shkatërrimi i shpirtit është si pasojë e mospërfilljes së vetëllogaritjes dhe pasimit të epsheve dhe tekave. Për këtë arsye ka ardhur prej shokëve të Profetit: “I zgjuar është ai që nënshtron vetveten dhe punon për jetën pas vdekjes, ndërsa i paaftë është ai që pason tekat (epshet) dhe vetëm shpreson tek Allahu.” (Transmeton: Amedi, Ibn Maxhe, Tirmidhiu dhe e vlerësojnë si të mirë)
Hasan El-Basriu -Allahu e mëshiroftë!-thotë: “Sa herë që e takon një besimtar do ta gjesh duke i kërkuar llogari vetvetes.”
Gjithashtu thotë: “Besimtari do të vazhdojë të jetë i bekuar përderisa e qorton vetveten, ndërsa llogaria ndaj vetvetes është brenga e tij e vazhdueshme.”
Mejmun ibn Mihran -Allahu e mëshiroftë!- thotë:
“Besimtari i devotshëm është më i rreptë në kërkimin e llogarisë ndaj vetvetes, sesa (sherik shehih) partneri koprrac.”
Pra, besimtari e kontrollon sinqeritetin e tij, para se të veprojë diçka.
E mbikëqyr zemrën dhe e vërteton sinqeritetin me vepra, se ai e do Allahun dhe vepron vetëm për hir të Tij.
Bën përpjekje të vazhdueshme, për që të qenë i sinqertë.
Dhe mbas realizimit të ndonjë vepre i kërkon llogari vetvetes për mangësitë e konstatuara.
Këto që u përmendën, padyshim se, janë prej ilaçeve më dobiprurëse për kurimin e sëmundjeve të zemrës.
Allahu i Lartësuar thotë: “Ata që luftojnë për çështjet Tona, sigurisht, Ne do t’i udhëzojmë drejt udhëve Tona, Vërtet Allahu është me bamirësit.” El-Ankebut, 69.
“Mëso fenë tënde”
Burimi”/burimijetes.info/