Kuptimi i jetës

Kuptimi i jetës
Para ca kohësh vizitova një fshat në një vend mjaft të fuqishëm. Caktuam ditën e udhëtimit. U nisëm. Arritëm tek
fshati. Ishte paradite. Njerëzit e fshatit i gjeta të zënë me punët e tyre, të angazhuar me zanatet dhe profesionet e tyre, me bizneset dhe arat e tyre. Hymë brenda xhamisë së fshatit, e cila ishte e ndërtuar prej balte, për të vizituar një plak adhurues e përkujtues të së mirës. Atë e gjetëm ulur të kthyer kah kibla dhe bënte një punë goxha të mrekullueshme. Ai shpëndante Mus’hafe(Kurana), lexonin plot përqendrim Librin e Zotit. Njerëz të
shkëputur nga kjo botë, shpërfillës ndaj bukurive të saj, të shmangur nga lajmet e saj, ngase trup e shpirt ata ishin të orientuar e të kthyer kah bota tjetër, e përjetshme dhe e pambarim.

Nuk donin të dëgjonin lajme njerëzore, as për çmime e as për ngjarje.

E përshëndetëm plakun me paqe e selam dhe u ulëm afër tij. Neve po na dukej sikur kishim ardhur nga dynjaja dhe ai
ishte duke jetuar në atë botë(në ahiret), ku s’ekzistonte gënjeshtra, botë e mbushur plot sinqeritet. Qëndruam me të një kohë të shkurtër, e cila lirisht mund të them se na mjaftoi për ta kuptuar esencën dhe kuptimin e kësaj jete. Mallin, dekorimet dhe pozitat e saj. Gjetëm tek plaku kuptimin e jetës, nga përgatitja për udhëtimin e pakthyeshëm, nga ruajtja e kohës, në largimin nga e keqja e botës, në meditimin mbi fundin dhe izolimin nga mëkati.

Me vonë u kthyem në kryeqytet, në Rijad. E këtu ç’të shohësh: pallate gjigante, hotele të mëdha, njerëzit duke garuar në çmimet e artikujve, si mënyrë e vetme për të fituar të përkohshmen dynja, e cila është mashtrim, huti, shastisje, nënçmim, tradhti, syfaqësi, mburrje, humbje kohe etj., etj.
E sa i përket vdekjes, çastit të ndarjes nga jeta, ata për këtë janë më se injorantë e fare të painformuar.

Krejt ndryshe nga ajo që pamë paradite

Burimi:
Libri: “Kopshte me Lumturi”
Autor: Aid el Karni

Must Read