BallinaARTIKUJHadith dhe SunetPse namazet sunete është më mirë të falen në shtëpi?!

Pse namazet sunete është më mirë të falen në shtëpi?!

LËRE NJË PJESË TË NAMAZIT PËR SHTËPINË

Transmetohet nga Xhabir bin Abdilah radijAllahu anhuma se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush të kryejë namazin në xhami, le të lërë një pjesë të namazit për shtëpinë, sepse Allahu i ka bërë mirësi namazit në shtëpi.”

Transmetuesi i hadithit:

Sahabiu i nderuar Xhabir bin Abdilah radijAlalhu anhu. Ai, radijAllahu anhu, udhëtoi nga Medina për në Egjipt për tek Abdullah bin Unejs për kërkimin e një hadithi të vetëm.

Hadithin e transmeton:

Imam Muslimi në “Koleksionin e haditheve autentike”.

Dobitë që përfitohen nga hadithi:

1. Falja e namazeve obligative në xhami me xhemat është obligim (vaxhib) për burrin.

2. Ligjshmëria e faljes së nafileve në shtëpi siç janë sunetet e namazeve obligative, namazi i natës, namazi i vitrit, namazi duha etj.

3. Prej namazeve nafile ka të tilla që lejohet falja e tyre në xhami siç është: namazi i festave (fitër dhe kurban bajramit) -tek ata dijetarë që nuk e shohin obligim namazin e festave-, namazi i ekplisit, falja e dy rekateve të tavafit (falen pas përfundimit të tavafit të umrës dhe haxhit), falja e dy rekateve kur kthehesh nga udhëtimi e po ashtu namazi i teravive në muajin e Ramazanit.

4. Falja e namazit vullnetar në shtëpi është prej gjërave që përftohet (arrihet) begatia dhe mirësia e shumtë si: zbritja e engjëjve, largimi i shejtanëve, është përkujtim për atë që ka harruar, fëmijët mësojnë në shtëpi formën e faljes së namazit e shumë mirësi të tjera që vetëm Allahu i di.

5. Nëse njeriu frikësohet se do harrojë faljen e suneteve kur të kthehet në shtëpi, atëherë le t’i falë në xhami.

Burimi:
burimijetes.info
Përktheu: Unejs Sheme

Must Read