Keshilla domethënëse nga Ibn Kajjimi
Ibn Kajimi ka thenë: “Kur robi zgjohet nga gjumi në naten që e ka erresuar horizontin dhe ka brengë të vetme Allahun, kënaqjen dhe bindjen ndaj Ti, atëhere Allahu do ta marr përsiper t’ia përmbush të gjitha nevojat dhe t’ia largojë prej tij të githa shkaqet e shqetësimit të tij. Allahu gjithashtu e bën zemrën e tij të lirë për ta dashur vetëm Atë dhe e bën trupin e tij të lirë për t’i shërbyer vetëm Atij.
Megjithatë, kur një rob i Allahut zgjohet në errësiren e natës dhe ka për brengë vetëm dynjanë, Allahu do t’ia ngarkojë barrët e shqetësimit, hidhërimit dhe vështirësive të saj.
Allahu do ta lë të mbështetet në vetvete, do t’ia preokupojë zemrën, do t’a privojë nga dashuria për Të, për arsye se në të do të ketë dashuri vetëm për krijesat. Allahu nuk do t’ia angazhojë gjuhën në përmendjen e Tij, për arsye se ajo do të angazhohet në përmendjen e krijesave. Trupi i tij do të privohet nga bindja, meqë ai do të robërohet nga dëshirat dhe epshet. Dhe ai do të punojë sikurse një kafshë livruese në shërbim të dikujt tjetër.
Të githë ata që ia kthejnë shpinën adhurimit të Allahut, do të sprovohen në
adhurimin, shërbimin dhe dashurinë për krijesat.”
Allahu thotë në Kuran: “Kush mbyll sytë para këshillave të Zotit, atij ia shoqërojme një djall që nuk i ndahet kurrë.” (E-Zuhruf, 43:36)
Ibn Kajimi vazhdon: “Kërkoje zemrën tënde ne tri situata:
1- Së pari, kur të degjosh Kur’an,
2- Së dyti kur je pjesë e tubimeve të përmendjes së Allahut,
3-Së treti kur je vetëm dhe je larg shqetësimit me dynjanë.
Nëse nuk e gjen zemrën në këto tri situata, atëherë lute Allahun të të japë një zemër, vërtet ti ke mbetur pa të.”