Historia e nxënësit Jusuf me ilaçin “Ritalin”
Kjo histori e shkurtër…
Në njërën prej shkollave gjendet një nxënës me emrin Jusuf, i cili është shumë i zgjuar.
Megjithatë, një ditë prej ditëve, mësuesja e ftoi prindin e Jusufit në shkollë për të diskutuar situatën e djalit të tij.
Ajo i tha se Jusufi është i bezdisshëm, nuk ka nota të mira, po e shqetësonte në klasë dhe po e pengonte rrjedhën e mësimit, dhe për këtë tha se Jusufi ka nevojë për një medikament të quajtur “Ritalin”, i cili i ndihmon personat të cilët kanë vështirësi përqendrimi dhe që janë hiperaktiv.
Nga ana tjetër, babai i Jusufit edhe pse nuk e njihte të birin e tij si të tillë u pajtua me sugjerimin e mësueses, dhe kështu ditën tjetër e solli ilaçin në shkollë.
Jusufi me shumë zgjuarsi nuk kundërshtoi t’a pinte atë, por vetëm se kishte një kusht. Tha se kishte turp që t’a pinte atë para nxënësve të klasës dhe kërkoi të shkonte në dhomën e mësuesve që të mos vërehej nga shokët e klasës së tij. Kështu Jusufi vazhdoi çdo ditë dhe çdo herë që kthehej i sillte mësueses kafen e saj.
Një muaj më vonë, mësuesja e thirri babain e Jusufit dhe i tha se djalit të tij i ishte përmirësuar sjellja, notat, si dhe ishte bërë më i qetë në klasë. Babai i lumtur që dëgjoi këto fjalë, shkoi te djali i tij i buzëqeshur e përqafoi dhe i tha se mësuesja i kishte treguar për ndikimin pozitiv që kishte pasur ilaçi.
Jusufi e shikoi babain e tij dhe i tha: babi, të lutem më fal për atë që kam bërë, por kur unë shkoja në dhomën e mësuesve për të pirë ilaçin dhe për ti sjellë kafen mësueses, unë e hidhja ilaçin në kafen e saj, dhe kështu mësuesja u bë më e qetë dhe ishte në gjendje të na mësonte siç duhet.
Të reflektojmë mbi këtë ngjarje dhe mos të ngutemi në paragjykime dhe akuza ndaj të tjerëve sepse shpesh gabimi mund të jetë tek ne.
Përshtati nga arabishtja:
Bashkim Bajrami