Sipas Islamit kur arrihet mosha e pjekurisë?
Pyetje: Selam alejkum we rahmetullah kisha nje pyetje ne lidheje me moshen:sipas kushtetus te miratuar nga shtete e bashkuar mosha e pejekuris tek femia arrin ne moshne 18 vjeç ne ket mosh ai eshte i dijshme per çfar ben dhe ndeshkohet.Une desha te dija sipas ilamit si ndahet dhe kur arrihet mosha e pejekuris si tek meshkuj dhe femrat eshte e nje llojt. Allahu jua shperblfte.
Përgjigje: Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Ue alejkum selam ue rahmetullahi ue berekatuhu!
Puberteti (mosha e pjekurisë) në Islam arrihet nëse mashkulli ose femra arrijnë në shenjat e mëposhtme:
a) për mashkullin:
1. Me moshë 14 ose 15 e lartë sipas zhvillimit.
2. Me shenja si: dalja apo mbushja me qime nën sqetull dhe përreth auretit.
3. Prishja, ejakulimi për herë të parë.
b) për femren:
1. Me moshë 14 ose 15 e lartë sipas zhvillimit.
2. Me shenja si: dalja apo mbushja me qime nën sqetull dhe përreth auretit.
3. Menstruacionet për herë të parë.
Allahu e di më së miri.
Ahmed Kalaja
Burimijetes.info