RËNDËSIA E BASHKËPUNIMIT MIDIS BESIMTARËVE
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
Prej Ebu Musait, Allahu qoftë i kënaur prej tij, është transmetuar të ketë thënë se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Besimtari për besimtarin është si ndërtesa, pjesët e së cilës mbajnë njëra-tjetrën.”
Transmetuesi i hadithit
Ai është sahabi i madh Ebu Musa, Abdullah ibnu Kajs ibnu Sulej mel Eshari, sahab i shquar. Udhëhoqi principatën e Kufës. Vdiq në vitin 50 h, Allahu qoftë i kënaqur prej tij.
Kuptimi i përgjithshëm
I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e krahasoi besimtarin, në ndihmën dhe mbështetjen që i jep vëllait të tij, me ndërtesën pjesët e së cilës mbajnë njëra-tjetrën. Dobia e ndërtesës nuk përmbushet dhe arrihet derisa pjesët e saj të kapin dhe forcojnë njëra-tjetrën. Përndryshe muret e saj do të çahen dhe ndërtesa do të shkatërrohet. E tillë është edhe çështja e myslimanit si në drejtim të fesë ashtu edhe të dynjasë. Ai ka nevojë për ndihmën dhe mbështetjen e vëllait mysliman. Nëse nuk ka ndihmës dhe përkrahës do të jetë i paaftë për të punuar për interesat e tij. Allahu e di më së miri.
Dobitë e hadithit
– Kujdesi i Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në sqarimin e kuptimeve dhe afrimin e tyre në mendje me krahasim dhe dhënie shembujsh.
– Nxitja për bashkëpunim midis besimtarëve.
Burimi:
Përktheu: Abdurrahman Ruka
Burimijetes.info