BallinaTEZKIJEMëkatët dhe PendimiDobitë që i sjell pendimi

Dobitë që i sjell pendimi

Dobitë që i sjell pendimi

1) Pendimi i fshin mëkatet. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

(( التائب من الذنب كمن لا ذنب له ))

“Ai që pendohet nga mëkati është sikurse ai që ska mëkate”. (Ibn Maxheja, hasen).

2) Pendimi i shndëron mëkatet në punë të mira.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

إِلاَّ مَنْ تَابَ وَآمَنَ وَعَمِلَ عَمَلاً صَالِحاً فَأُوْلَئِكَ يُبَدِّلُ اللَّهُ سَيِّئَاتِهِمْ حَسَنَاتٍ وَكَانَ اللَّهُ غَفُوراً رَحِيماً (70)

“Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve All-llahu të këqijat ua shndërron në të mira. All-llahu është mëshirues, ndaj Ai falë shumë”. (El-Furkan: 70).

3) Pendimi ia pastron zemrën atij që pendohet. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

(( إن العبد إذا أخطأ خطيئة تكتب في قلبه نكتة سوداء فإن هم نزع واستغفر و تاب صقل قلبه و إن عاد زيد فيها حتى تعلوا على قلبه و هو الران الذي ذكر الله : { كلا بل ران على قلوبهم ما كانوا يكسبون }))

“Robi kur të bënë mëkate, në zemrën e tij shkruhet një pikë e zezë, e nëse largohet dhe pendohet, i pastrohet zemra, e nëse u kthehet mëkateve, i shtohen ngjyra e zezë, gjersa tia mbulon tërë zemrën. Kjo është “Er-Ranni”, i përmendur në ajetin:

“Jo, nuk është ashtu! Por të këqijat që i punuan, zemrat e tyre ua mbuluan”. (El-Mutafifin: 14).

4) Pendimi shkakton jetë të qetë dhe të sigurtë. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

وَأَنْ اسْتَغْفِرُوا رَبَّكُمْ ثُمَّ تُوبُوا إِلَيْهِ يُمَتِّعْكُمْ مَتَاعاً حَسَناً إِلَى أَجَلٍ مُسَمًّى وَيُؤْتِ كُلَّ ذِي فَضْلٍ فَضْلَهُ وَإِنْ تَوَلَّوْا فَإِنِّي أَخَافُ عَلَيْكُمْ عَذَابَ يَوْمٍ كَبِيرٍ (3)

“E të kërkoni falje Zotit tuaj dhe pendohuni (kthehuni) te Ai, se Ai do t’ju mundësojë përjetime të mira (në këtë jetë) deri në një afat (të caktuar) dhe çdo punëmiri ia jep shpërblimin e merituar. Në qoftë se refuzojnë (të kërkojnë falje), unë pra kam frikë për ju, dënimin e Ditës së Madhe”. (Hud: 3).

5) Pendimi shkakton zmadhim të riskut dhe fuqisë. All-llahu [tebareke ve teala] thotë:

فَقُلْتُ اسْتَغْفِرُوا رَبَّكُمْ إِنَّهُ كَانَ غَفَّاراً (10) يُرْسِلْ السَّمَاءَ عَلَيْكُمْ مِدْرَاراً (11) وَيُمْدِدْكُمْ بِأَمْوَالٍ وَبَنِينَ وَيَجْعَلْ لَكُمْ جَنَّاتٍ وَيَجْعَلْ لَكُمْ أَنْهَاراً (12)

“Unë u thashë: “Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtet falë shumë; Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk, ju shumon pasurinë dhe fëmijët, ju bën të keni kopshte dhe ju jep lumenj”. (Nuh: 10- 12).

وَيَا قَوْمِ اسْتَغْفِرُوا رَبَّكُمْ ثُمَّ تُوبُوا إِلَيْهِ يُرْسِلْ السَّمَاءَ عَلَيْكُمْ مِدْرَاراً وَيَزِدْكُمْ قُوَّةً إِلَى قُوَّتِكُمْ وَلا تَتَوَلَّوْا مُجْرِمِينَ (52)

“O populli im, kërkoni falje prej Zotit tuaj dhe kthejuni Atij, Ai ju lëshon shi me bollëk, dhe fuqisë suaj i shton fuqi, e mos refuzoni e të bëheni mëkatarë!”. (Hud: 52).

6) Pendimi shkakton shpëtim në dunja dhe Ahiret. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

فَأَمَّا مَنْ تَابَ وَآمَنَ وَعَمِلَ صَالِحاً فَعَسَى أَنْ يَكُونَ مِنْ الْمُفْلِحِينَ (67)

“E për sa i përket atij që është penduar, që ka besuar dhe ka bërë vepra të mira, ai le të shpresojë se është nga të shpëtuarit”. (El-Kasas: 67).

إِلاَّ مَنْ تَابَ وَآمَنَ وَعَمِلَ صَالِحاً فَأُوْلَئِكَ يَدْخُلُونَ الْجَنَّةَ وَلا يُظْلَمُونَ شَيْئاً (60)

“Me përjashtim të atij që pendohet dhe beson e bën vepra të mira, të tillët do të hyjnë në xhennet dhe atyre nuk u bëhet kurrëfarë e padrejtë”. (Merjem: 60).

Hoxhë Bekir Halimi

Must Read