Si t’i largoj vesveset dhe mendimet e këqia?
Pyetje: Selam alejkum kam një pyetje për nje shoglqe se unë nuk po di si me këshillu. Fjala është se ajo po më tregon se po ka probleme me mendime (që po ka problem me shirk e si e dijmë ne se nëse bën shirk, shirku nuk të
falet kurrë, amo ajo bash ato mundime i ka se nuk ka qetësi as në namaz edhe në kohët e fundit ajo nuk po ka vullnet për asgjë është ftohur edhe për namaz). Edhe pa e praktiku işlamin ka pas këto këto mundime i ka edhe gjatë Ramazanit. A ka ndonjë këshillë për këtë motër?
Përgjigje:
Falendërimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhivesclem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij.
Mendimet e këqia janë vesvese të cilat vijnë prej shejtanit. Ndërsa frika nga shirku ka mundësi që të jetë prej shejtanit, dhe ka mundësi të jetë prej imanit. Ngase frika mund të jetë e lavdëruar, dhe mund të jetë e nënçmuar,
varësisht prej frytit dhe rezultatit që e jep ajo. Nëse frika bëhet shkak që njeriu të jetë më i kujdesshem në imanin e tij, dhe të jetë më preciz në atë që e forcon imanin e tij, e më i ruajtur nga ato që e prishin imanin e tij, pa dyshim se kjo frikë është e lavdëruar. Ndërsa nëse frika bëhet shkak për largimin nga Allahu dhe nga adhurimi ndej Tij, si dhe shkak i nënshtrimit ndaj lojrave të shejtanit dhe vesveseve e mendimeve që vijnë prej tij, atëherë pa dyshim se kjo frikë është e nënçmuar.
Eshtë e vërtetë se Allahu (azzevexhel) nuk e falë shirkun dhe kufrin, nëse njeriu vdes pa u penduar prej tij, por kjo nuk dan të thotë që të zhgënjehemi dhe të dorëzohemi vetëm nëse vjen edhe ndonjë mendim në mendjet dhe zemrat tona, duke menduar se ato mund të jenë shirk apo kufër. Ngase mendime të ndryshme u kanë ardhur edhe disa prej sahabeve, të cilët thanë: O i Dürguar i Allahut, ndonjëri prej nesh e ndjen në veten e tij, një gjë (mendim apo ndjenjë në lidhje me Allahun) e që éshtë e vështirë(e pamundur) për të ta shprehë atë, tha Pejgamberi (salallahualejhiveselem): “A e keni gjetur atë (a ju kanë ardhur mendime të tilla)? Thanë:Po, atëherë i Dërguari (salallahualejhiveselem) tha: Ky është imani i vërtetë”. (Transmeton Muslimi)
Keshtuqë nëse të vjen në mendje ndonjë mendim që eshte e pamundur për ty ta shprehësh, e që ka të bëjë me Allahun, dhe ti nuk e shprehë atē, për këtë jo që nuk ka mëkat, por kjo është dëshmi për imanin tënd të vërtetë.
Gjithashtu thotë Pejgamberi (salallahualejhiveselem): “I vjen shejtani ndonjërit prej jush dhe i thotë: Kush e ka krijuar këtë? Kush e ka krijuar atë? Derisa i thotë: Kush e ka krijuar Zotin tënd? Nëse i vjen kjo, le të kērkon mbrojtje prej Allahut (le të thotë Eudhu bilahi minesh-shejtenirraxhim) dhe le të mbaron me kaq”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Thotë Shejhul Islam Ibn Tejmije: Dhe muslimani sprovohet me vesvese të shejtanit, dhe vesvese të kufrit nga të cilat ngushtohet gjoksi i tij, sikur rasti i sahabëve (hadithi i lartëpermendur).
Andaj, nëse motra e nderuar ka arritur në këtë shkallë të vesveseve dhe mendimeve të keqia, ajo assesi nuk bën të largohet nga namazi dhe ibadeti, por pērkundrazi duhet t’i kthehet Allahut, duke qëndruar vazhdimisht me abdes, duke përmendur Allahun, dhe duke e lutur Atë për largimin e këtyre mendimeve. E nëse është nevoja, ka mundësi dhe të bën rukje sipas sheriatit (tek dikush prej vëllëzërve që fryjnë(lexojnë) me Kur’an).
Allahu e di më sẽ miri.
Burimi:
Pyetje dhe Përgjigje
nga Hoxhë Omer Bajrami
Përmblodhi: Hetem Ibrahimi