BallinaARTIKUJProvimi para Allahut dhe provimi para njerëzve

Provimi para Allahut dhe provimi para njerëzve

Provimi para All-llahut dhe provimi para njerëzve

Dallimi mes provimit para All-llahut dhe
provimit para njerëzve
Provimi para njerëzve: duhet lexuar disa libra të koklavitura dhe të rënda, gjë që ndoshta i harxhon tërë energjinë dhe potencialin e nxënësit.
Provimi para All-llahut: duhet lexuar vetëm një libër edhe atë të lehtë, ai është Kur’ani Fisnik!
Provimi para njerëzve: pyetjet janë të panjohura deri në fillimin e provimit.
Provimi para All-llahut: pyetjet janë të njohura dhe të qarta para provimit, e ato janë:
Kush është Zoti yt?
Kush është feja yte?
Kush është pejgamberi yt?
Ku e ke harxhuar rininë?
Ymrin ku e ke kaluar?
Pasurinë nga e ke fituar dhe ku e ke harxhuar?
Çka ke bërë me dijën që ke?
Provimi para njerëzve: nuk t’i tregojnë përgjigjet para provimeve
Provimi para All-llahut: ta tregon përgjigjen shembullore gjatë provimit!
Provimi para njerëzve: mësuesit që i kanë zgjedhur për sqarimin e lëndës janë njerëz gabimtarë.
Provimi para All-llahut: mësuesit që i ka zgjedhë All-llahu për sqarimin e lëndës së tij janë pejgamberë të pagabueshëm
Provimi para njerëzve: koha e provimit nuk zgjatë më shumë se një orë!
Provimi para All-llahut: koha e provimit zgjatë sa jeta edhe shtatëdhjet vjet, sa të jetë ymri i njeriut.
Provimi para njerëzve: përsëritje ka vetëm një herë, kurse suksesi nuk është i garantuar.
Provimi para All-llahut: përsëritje të provimit ka sa herë që do derisa nuk i vjen shpirti në fyt (para gargarasë së fundit), kurse suksesi është i garantuar.
Provimi para njerëzve: nota më e lartë është 100 poena.
Provimi para All-llahut: nota më e lartë është 700 dhe All-llahu ia shumëfishon sa të dojë, atij që Do.
Provimi para njerëzve: rezultati vetëm për dynja
Provimi para All-llahut: rezultati për dynja dhe ahiret
Provimi para njerëzve: harrohet pas kalimit të provimit.
Provimi para All-llahut: nuk harrohet kurrë, rruhet në Librit e Qartë.
Provimi para njerëzve: dhurata për kalimin e tij janë letra dhe ngjyrë
Provimi para All-llahut: dhurata është xhenneti i amshueshëm
Habitemi me ata që kalojnë në provimet e dynjasë dhe nuk kalojnë provimin para All-llahut, tebareke ve teala!

përktheu: B.H.
albislam,
16.2.2007

Must Read