BallinaARTIKUJGruaja dhe FamiljaNëse ata pajtohen...(Porosi mes bashkëshortëve)

Nëse ata pajtohen…(Porosi mes bashkëshortëve)

Nëse ata pajtohen…

Allahu i Madhëruar thotë në suren En Nisa, 128: “Nëse ata pajtohen mes tyre është më mirë”

Në ajetin tjetër thotë:

“Në qoftë se keni frikë se prishen marrëdhëniet mes tyre (dy bashkëshortëve) caktoni dy gjykatës: një nga familja e tij dhe një nga familja saj. Nëse ata të dy e duan pajtimin, Allahu do ta bëjë atë të mundur atyre…”

Të dy ajetet flasin për pajtimin e dy bashkëshortëve midis tyre në rast krize në marrëdhëniet e tyre familjare edhe pse që të dy ka të drejta dhe detyra kundrejt njëri-tjetrit. Nëse dikush prej tyre braktis (krizën) për shkak të rilidhjes mes tyre dhe pajtimit, atëherë kjo është më e mira.

Këtu bëhet fjalë për gruan e cila shikon që burri i saj nuk i jep disa të drejta që i takon dhe ajo për shkak që mos ta braktisë burrin e saj nuk ia kërkon atij vetëm që të ruajë lidhjen me të, atëherë kjo është vepër e mirë.

Allahu nuk e do ndarjen e besimtarëve, po ashtu nuk dëshiron që lidhja mes burrit dhe gruas të mbahet me zor, por kur ka mundësi për pajtim midis tyre kjo është më e mira dhe Allahu do t’i begatojë ata në zgjedhjen e tyre.

Pajtimi është rregull baze për krijimin e një shoqërie të shendoshë që fillon nga rregullimi i familjes, e më pas shoqërisë. Sa e sa njerëz sot kanë nevojë për ndihmën e dikujt për t’i përkrahur që të kapërcejnë krizat e tyre familjare, etj. Ji prej atyre që këshillon dhe pajton midis njerëzve.

Ne ajetin tjetër të sures Nisa Allahu thotë:

“Nuk ka asgjë të mirë në atë çka ata flasin, përveç atij i cili nxit për sadaka apo për punë të mira (njohja Islamit etj.) apo pajtim mes njerëzve…”

Cili është shpërblimi?

“Dhe ai që e bën këtë të fitojë kënaqësinë e Allahut, në do t’i japim atij​ shpërblim të madh.”

“Të pyesin ty për plaçkën e luftës, thuaj ajo i takon Allahut dhe të Dërguarit, prandaj frikësojuni Allahut dhe pajtohuni, rregulloni mosmarrëveshjet midis veti dhe binduni Allahu dhe të Dërguarit nëse jeni besimtarë.” Enfal, 1.

Në këto ajete tregohet se nëse një bashkësi apo shoqëri që dëshiron të ecë përpara, duhet të shuajë më parë mospajtimet. Allahu nuk iu përgjigj sahabëve kur pyeten për plaçkën e luftës, por i urdhëroi për pajtim midis tyre.

Po ashtu, në ajetin tjetër tregon se biseda të shumta midis njerëzve nuk kanë vlerë, vetëm se puna e mirë si: sadakaja etj., dhe pajtimin midis njerëzve. Kjo vepër nuk do para apo pushtet, nuk do post apo drejtori, por do njerëz që kanë shpirt të madh dhe zemër të gjerë.

“50 rregulla kuranore për veten dhe jetën”
Dr. Umer bin Abdullah el Mukbil
Përzgjodhi dhe përshtati: Alban Puka
burjimijete.info

Must Read