Do të dështojë ai që trillon
Allahu i madhëruar thotë në suren Taha, 61: “Me të vërtetë do të dështojë ai që trillon (kundër Allahut.)”
Ky rregull tregon për historinë e Musait me faraonin dhe magjistaret e tij të cilët thurën kurthe kundër Musait dhe popullit te tij.
Fjala افترى – Iftira në gjuhën arabe ka disa kuptime, si p.sh.: gënjeshtër, shpifje, idhujtari, padrejtësi. Madje folja ka ardhur në kohën e shkuar me një pjesëz që tregon se nuk ka dyshim që do të ndodhë dështimi dhe humbja e atyre që bëjnë padrejtësi.
Në këtë rast folja iftera i merr të gjitha kuptimet e mësipërme, pasi faraoni dhe magjistarët ranë në shpifje, idhujtari dhe padrejtësi ndaj Zotit të tyre dhe ndaj mesazhit që përcolli Musai alejhi selam.
Llojet e shpifjes dhe padrejtësitë ndaj Zotit
“Kush është më i padrejtë sesa ai i cili shpif kundër Allahut ose thotë se më ka ardhur shpallje, por atij nuk i ka zbritur shpallje,…” El Enam, 93.
Të flasë në lidhje me Zotin dhe fenë e tij pa pasur dije.
“Thuaj: Zoti im ka ndaluar nga veprat e këqija të hapura apo të fshehta, gjynahet, armiqësinë pa të drejtë, t’i bësh shok në adhurim pa pasur argument dhe të flisni për Allahun pa dije.” El Araf, 33.
Shpifja dhe padrejtësia ndaj njerëzve.
Do të dështojnë ata që shpifin për Profetin Muhamed.
Ata që shpikin ne fe.
Ata që shpifin kundër dijetarëve.
Ata që japin fetva pa dije.
Ata që shpifin hadithe për të përkrahur tarikatin, idenë, partinë, grupin apo indologjinë e tyre, p.sh.: ca lloje sufish, shia, kadjani etj.
Ata që shpifin kundër besimtarëve.
Besimtarë që shpifin kundër njeri-tjetrit.
Të gjithë hyjnë te ky ajet. Allahu na ruajttë nga të gjitha llojet e shpifjes dhe padrejtësisë!
“50 rregulla kuranore për veten dhe jetën”
Dr. Umer bin Abdullah el Mukbil
Përzgjodhi dhe përshtati: Alban Puka